5 arsye përse Kroacia mund të fitojë Kupën e Botës…

Botërori 2018

5 arsye përse Kroacia mund të fitojë Kupën e Botës…

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 09:19
Kroacia

Kroacia është ende në botën e ëndrrave. Pas fitores kundër Argjentinës, të cilës i shkaktoi humbjen më të thellë në 60 vitet e fundit, skuadra e Dalic fitoi të drejtën për të marrë pjesë në raundin me eliminim direkt të “Rusi 2018”. Duket një ekip po aq i fortë sa ai i vitit 1998 kur arriti në vendin e tretë të Botërorit në Francës. Ja cilat kanë pesë arsyet përse kroatët mund të besojnë te fitorja e trofeut…

1.Futbollistë të mëdhenj nga klube të mëdha…

Atletico Madrid, Barcelona, Real Madrid, Inter Milan, Juventus dhe Liverpool janë “shtëpia” e disa futbollistëve të Kroacisë si Marcelo Brozovic, Mateo Kovacic, Dejan Lovren, Mario Mandzukic, Luka Modric, Ivan Perisic dhe Ivan Rakitic. Për më tepër Andrej Kramaric dhe Ante Rebic vijnë nga një sezon shumë i mirë në Gjermani, me këtë të fundit që udhëhoqi Frankfurt në fitoren ndaj Bayern Munich në finalen e Kupës së Gjermanisë, portieri Danijel Subasic luan me Monaco.

2.Përvoja dhe besimi në aftësitë e tyre…

Zlatko Dalic ka në dispozicion një nga skuadrat me mesataren e moshës më të lartë në Rusi, 27 vjeç e 10 muaj. Kroatët kanë shumë përvojë dhe si rrjedhojë besim te aftësitë e tyre. Pjesa më e madhe e kroatëv janë titullarë dhe njëkohësish lider në ekipet përkatëse dhe janë mësuar me presionin.

3.Trajneri Dalic ka kurajë…

Disa trajnerë në këtë Kupë të Botës janë treguar të kujdesshëm dhe kanë menduar më shumë për t’u mbrojtur sesa për të sulmuar. Ky nuk është rasti i Dalic, që e nisi ndeshjen e parë, të fituar 2-0 ndaj Nigerisë me Rebic, Perisic, Kramaric dhe Mandzukic, njëkohësisht në fushën e lojës. Ndaj Argjentinës aktivizoi një mesfushor më shumë Brozovic në vend të Kramaric, por strategjia mbeti e njëjtë: në sulm. “Me futbollistët e mëdhenj që kam në dispozicion nuk mund të luajmë në mënyrë tjetër veç sulmit.”

4.E kaluara e lavdishme

Kroatët kanë marrë pjesë për herë të parë në Kupën e Botës, përpara 20 vitesh, kur në vitin 1998 në veprimtarinë që u zhvillua në Francë u ndalën vetëm nga vendasit në gjysmëfinalet, me dy golat e shënuar nga Thuram. Në vendin ballkanas janë të bindur se ky është një tjetër brez i aftë, si heronjtë e dikurshëm. “Synimi ynë është të shkojmë në fazën me eliminim direkt,” – tha Dalic, para nisjes për në Rusi, ndërsa tani Modric shton: “Kemi shansin të bëjmë diçka të madhe.”

5.Futbollisti i 12-të…

Kroatët kanë qenë nga tifozët me numër më të madh dhe më të zhurmshëm në Rusi. Në Kalinngrad stadiumi ishte i mbushur i gjithi me ngjyrat bardhe e kuqe, e njëjta atmosferë si në ndeshjen e dytë në  “Nizhny Novgorod”. “Kjo është një fitore për të gjithë tifozët tanë në stadium dhe ata që na kanë ndjekur nga Kroacia,” – tha Sime Vrsaljko.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat