Ylli i Zvicrës mbron Xhakën dhe Shaqirin: Serbia i provokoi para ndeshjes

Botërori 2018

Ylli i Zvicrës mbron Xhakën dhe Shaqirin: Serbia i provokoi para ndeshjes

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 09:10
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Lichtsteiner thotë se është shumë normale që Xhaka e Shaqiri festuan golat duke bërë shqiponjën.

Kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, ka mbrojtur shokët e skuadrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimin me shqiponjë pas golave në fitoren 2-1 kundër Serbisë.

“Kemi pasur shumë presion, nuk ishte aspak vendim i lehtë”, tha Lichtsteiner për Goal.

“Kemi shumë shqiptarë, kështu që ka shumë histori mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ishte ndeshje e vështirë, sidomos për ta”.

“Festimi i golave? Ishte bukur, pse jo? Kjo është historia e tyre”, tha mbrojtësi. “Lufta mes tyre ka qenë shumë e vështirë. Kam folur me babain e njërit prej lojtarëve tanë që është shqiptar dhe më ka treguar për këtë histori. Kjo është më shumë se futboll, është më shumë se futboll sepse lufta u ka krijuar atyre shumë probleme”, shtoi ai.

“I kuptoj ata. Mendoj se është normale, është pjesë e jetës së tyre. Mos harroni, ka pasur provokime të shumta para ndeshjes nga Serbia. Kështu që mendoj se është normale”, shtoi mes tjerash Lichtsteiner.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat