Tre musketerët – Festimi muskuloz i Shaqirit si CR7 dhe Balotelli

Botërori 2018

Tre musketerët – Festimi muskuloz i Shaqirit si CR7 dhe Balotelli

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 07:12
Shaqiri, CR7 dhe Balotelli

Xherdan Shaqiri ka festuar në mënryë të veçantë pas golit të tij të shkëlqyer ndaj Serbisë.

Superylli shqiptar realizoi gol fantastik pasi vrapo në një pasim të Gavranovicit duke mposhtur portierin e Serbisë në minutat e fundit.

Pasi shënoi, ai festoi duke bërë shqiponjën, njëjtë sikurse Granit Xhaka duke nxitur emocion të papërshkrueshëm te të gjithë shqiptarët.

Image

Por, mediat ndërkombëtare si Bleacher Report janë marrë me festimin e Shaqirit i cili tregoi muskujt.

Ky festim është bërë nga Mario Balotelli kur ishte me kombëtaren italiane pasi reailzoi dy gola ndaj Gjermanisë.

Ronaldo në anën tjetër ka festuar shpesh duke treguar muskujt me Real Madridin.

Një mbrëmje e madhe për Shaqirin me festim të madh, i cili me plot meritë gjeti veten te mediat më të mëdha ndërkombëtare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat