Flet sulmuesi serb që i dha gol Zvicrës: Luajtëm si mizat pa krye

Botërori 2018

Flet sulmuesi serb që i dha gol Zvicrës: Luajtëm si mizat pa krye

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 23:44
Mitrovic

Sulmuesi i Serbisë, Aleksandar Mitrovic, është ndarë tejet i zhgënjyer nga gjunjëzimi që kosovarët e Zvicrës ia shkaktuar Kombëtares së tij serbe të premten në Kupën e Botës.

Mitrovic, i cili i dha Serbisë epërsinë pas vetëm pesë minutave lojë në një ndeshje të vlefshme për xhiron e dytë të Grupit E në Kupën e Botës, ka thënë se janë të zhgënjyer dhe se nuk ka fjalë pas golit të dytë që Xherdan Shaqiri ia shënoi në minutën e 90-të Serbisë.

Para Shaqirit, ishte Granit Xhaka ai që e bombardoi portën serbe duke e barazuar rezultatin në 1-1 për Zvicrën.

Ai i ka akuzuar bashkëlojtarët se luajtën si miza pa krye.

“Morëm një gol si fëmijët. Budallallëk, ishte një gol i lirë. Jemi të zhgënjyet. S'kam fjale. Ne vend se ta mbrojmë rezultatin ne, ne...Nuk e di, nuk e di çfarë ndodhi. Nuk mund të shkosh si miza pa kokë. Nuk di cka të them. Budallallëk, budallallëk, budallallëk”, ka thënë Mitrovic.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat