Flet babai i Xherdanit: Kosovën kurrë s’e heq nga goja, sonte është gati për fitore

Botërori 2018

Flet babai i Xherdanit: Kosovën kurrë s’e heq nga goja, sonte është gati për fitore

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:59
Hysen Shaqiri

Hysen Shaqiri në intervistë ekskluzive tregon cka i tha djali pak para ndeshjes

Kjo është shtëpia një futbollisti të famshëm nga Zhegra e Gjlanit.

Këtu normalisht nuk gjendet Xherdan Shaqiri.

Shaqa që përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, ndodhet në Rusi në prag të ndeshjes me Serbinë.

Kurse në Kosovë, për pushime ka ardhë babai i tij, Hyseni.

Hyesn Shaqiri, ka ardhur në zhegër që me familjarët e tij ta ndjek lojën në të cilën paraqitet Xherdani.

Hyseni  tregon edhe për bisedën e fundit që e pati para loje me të birin e famshëm.

 “Herën e fundit kam fol dje, e kam pyet ka thënë jam fit edhe jam i gatshëm edhe ka me dhënë maksimumin deri në pikën e fundit, por fatit nuk i dihet. Kam emocione shumë të mëdha po ma së pari jam i gëzuar që është me shëndet mirë. Tash fatit nuk i dihet dëshira jeme është për me fitu”, thotë Hyseni

Ai është i lumtur për sukseset e të birit si futbollistë. Po ashtu flet edhe për përkrahjen që i ka dhënë Zvicra shtetit të Kosovës.

“Me të mrri djali edhe fëmija është diçka e madhe për prindin sepse me sport mrrijnë gjithcka. E para Zvicrra na ka ndihmu edhe na ka njoft mos të flas me shifra gjithë na kanë përkrahë në të gjitha mënyrat”.

Shaqa nuk e ka harruar asniherë Kosovë thotë babai i tij, që jeton në Zvicër që gati pesë dekada

“Gjithmonë me Dritë e me Gjilan ai është i gatshëm ai krejt i përcjellë. Kosovën kurrë nuk  hjek prej gojës, është i flakët për Kosovë. Ndeshjen du me kqyrë shpi se vijnë do mysafirë, nëse nuk vjen askush du me dalë më pa në Gjilan me familje”, ka thënë ai.

Xherdan Shaqiri sigurt pas pëfundimit të kampionatit botëror do të të ndërroj skuadër. E shumë ekipe janë të interesuara ta kenë atë.

“Kërkësa ka nga gjithë Evropa, por deri tash nuk është planifkume gjithcka. Sigurt ka me u largu nga Anglila. Ka të interesuar nga Turkia edhe Gjermania edhe nga shumë shtet”.

Babai i Messit të alpeve siq e njohin Xherdanin tha se ndeshjen do ta shikoj me familje në shtpinë e tij në Zhegër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat