(E plotësuar) - Nigeria e ka mposhtur Islandën me rezultat 2-0.
Kjo është fitorja e parë e Nigerisë, duke arkëtuar tre pikët e para, ndërsa takimin tjetër e zhvillon kundër Argjentinës.
Takimi është zhvilluar në kuadër të Grupit D, i cili grup udhëhiqet nga Kroacia që ka 6 pikë dhe që ka siguruar garat në rrethin tjetër të Botërorit, Nigeria tani është e dyta me 3 pike, ndërsa Islanda dhe Argjentina kanë nga një pikë.
****
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Nigeri – Islandë.
Nigeria dhe Islanda kanë barazuar 0-0 pas pjesës së parë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin D.