Flet Coutinho: Ja pse fituam krejt në fund

Botërori 2018

Flet Coutinho: Ja pse fituam krejt në fund

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:33
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho ka qenë sërish protagonist për Brazilin në Botërorin “Rusi 2018”, duke realizuar golin e parë për kombëtaren e “Selecao” në fitoren 2-0 arritur ndaj Kosta Rikës. Sulmuesi i Barcelonës realizoi golin e parë në minutën e 90-të, pasi kishte nisur koha shtesë, duke i hapur rrugën këtij triumfi të vështirë të skuadrës amerikano-latine. “Do të ishte një mëkat po të mos e fitonim këtë ndeshje”, u shpreh Coutinho.

“Fakti që luajtëm si skuadër deri në fund bëri diferencën në fund, ishim kompakt dhe nuk ui tërhoqëm në asnjë moment. Kur nuk shënon bëhesh nervoz, por ruajtëm qetësinë edhe përtej limiteve, duke korrur një fitore të rëndësishme. goli im? Për mua nuk ka shumë rëndësi në aspektin personal, por rëndësi ka që morëm 3 pikët, që janë më të rëndësishme. Tani jemi më të qetë”, deklaroi sulmuesi Philippe Coutinho.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat