Familja e Blerim Xhemailit deklarohet para ndeshjes me Serbinë

Botërori 2018

Familja e Blerim Xhemailit deklarohet para ndeshjes me Serbinë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:30
Familja e Blerim Xhemailit deklarohet para ndeshjes me Serbinë

Zvicra sonte luan ndeshjen e dytë të grupit E kundër Serbisë dhe fitorja është opsioni i vetëm për tu kualifikuar në rundin tjetër.

Në formacionin startues të helvetikëve pritet të jenë prezent katër shqiptar.

Mediat ka qenë në një intervistë te familja e futbollistit shqiptar nga Bogovina e Tetovës, Blerim Xhemaili.

Nëna Shemije dhe babi Fekridini të veshur me fanellat me numër 15 të kombëtares zvicerane kanë treguar emocionet që kishin në ndeshjen kundër Brazilit dhe pritshmëritë për ndeshjen kundër Serbisë.

Madje nëna e Blerimit ka rrëfyer se nuk ka mundur t’i shikoj 15 minutat e fundit të ndeshjes për shkak të emocionëve që kishte.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat