Një minutë heshtje pas humbjes nga kroatët!

Botërori 2018

Një minutë heshtje pas humbjes nga kroatët!

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 16:17
Televizioni argjentinas, një minutë heshtje pas humbjes nga kroatët!

Humbja e parmbrëmshme është përjetuar shumë rëndë në Argjentinë. Derisa në qytetet kroate është festuar gjatë gjithë mbrëmjes për fitoren historike të kombëtares së tyre prej 3:0 ndaj Argjentinës, në shtetin amerikano jugor gjithçka ka qenë e heshtur. Se argjentinasit e përjetojnë futbollin në masë të madhe e tregon edhe emisioni sportiv në televizionin “TyC Sports”, kur të pranishmit në emision u ngritën për të mbajtur një minutë heshtje për disfatën e Argjentinës. Messi me shokë janë shumë pranë eliminimit dhe u duhet një mrekulli për ta kaluar grupin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat