Brazili i falet Coutinhos e Neymarit dhe një penallti e anuluar!

Botërori 2018

Brazili i falet Coutinhos e Neymarit dhe një penallti e anuluar!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2018 Në ora: 14:35
Coutinho feston

(E plotësuar) –  Brazili mezi triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Kosta Rikës dhe fal futbollistëve Philippe Coutinhos e Neymar që shënuan në minutën e 90+1 përkatësisht 90+7’. 

Brazili shënoi fitoren e parë në grupin E në Kampionatin Botëror në futboll dhe tani ka bërë hapin e parë drejt kalimin në të tetën e finales. Kosta Rika tregoi lojë të mirë sidomos portieri Keylor Navas ka qenë në formë të mirë dhe ka pasur disa intervenime të jashtëzakonshme, por e pafat të marrë një pikë. Në minutën e 13-të, Borges në një pozitë shumë të mirë dhe me një goditje të fortë por për fat të Brazilit shkoi jashtë shtyllës pingule. Gjatë 45 minutave të parë Brazili me gjithë dominimi nuk krijoi raste të mira. Në pjesën e dytë, Brazili u tregua me energjikë. 

Në minutën e 48-të, Neymar në zonën e pesëmetërshit nuk qe i vëmendshëm. Pas një minute (49’) Gabriel Jesus ka qenë i pafat, i cili nga afërsia me kokë gjuajti furishëm por tërthorësja ia mohoi golin. Në minutën e 50-të, Philippe Coutinho me zhdërvjelltësinë e tij, godet bukur por prapë me fat Kosta Rika. Coutinho sërish në pozicion të mirë, por Navas edhe një herë dëshmoi cilësitë e tija pikërisht në minutën e 58-të. Momenti më interesant ka qenë në minutën e 78-të, kur gjyqtari holandez referon penallti sepse mendoj se Gonzalez kishte tërhequr për fanelle Neymarin.

Megjithatë gjyqtari pasi shikoi ekranin televiziv anuloi penalltinë megjithëse kishte prekje të lehtë. Megjithatë Brazili gjeti rrugën e golit të fitores. Në minutën e 90+1, Philippe Coutinho ashtu siç di ai nga afërsia me një goditje të fortë shkund portën e portierit Navas, 1:0. Në minutën e 90+6 Neymar nga pozita ideale shënon për fitoren 2:0. Një fitore e mundimshme por shumë e madhe për Brazilin, duke bërë hapin e madh drejt të tetës së finales, kurse për Kosta Rikën është humbja e dytë rresht. Philippe Coutinho deri me tash është njeriu vendimtarë për brazilianët sepse kishte shënuar edhe kundër Zvicrës.  Me 27 qershor Brazili takohet me Serbinë (20.00) dhe Kosta Rika me Zvicrën.

Brazili-Kosta Rika 2:0

Stadiumi St. Petersburg.

Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).

Shënues: Coutinho (90+1’), Neymar (90+6) .

Kartonat e verdhë: Neymar, Coutinho - Acosta.

Brazili: Alisson; Fagner, Thiago Silva, Miranda, Marcelo; Paulinho (Firmino 68’), Casemiro, Coutinho; Willian (Costa 46’), Gabriel Jesus (Fernandinho 90+3’) dhe Neymar.

Kosta Rika: Navas; Gamboa (Calvo 75’), Acosta, Gonzalez, Duarte, Oviedo; Ruiz, Borges, Guzman (Tejeda 84’), Venegas dhe Urena (Bolanos 54’).

90+1' Coutinho shënon.

86' Vazhdon pa gola, Kosta Rika afër pikës së parë.

78' Gjyqtari referon penallti ngase mendoj se Gonzalez kishte tërhequr për fanelle Neymarin. Megjithatë gyjqtari pasi shikoi ekranin televiziv anuloi penalltinë megjithëse kishte prekje të lehtë.

72' Neymar nga rreth 20 metra gjuajti jashtë portës.

70' Nuk ka gola, Brazili i shtohet presioni i madh.

63' Nuk ka ndryshim rezultati, 0:0.

57'  Coutinho mundësi të mirë, por Navas edhe një herë dëshmoi cilësitë e tija.

53' Edhe më tutje pa gola.

50’ Philippe Coutinho me zhdërvjelltësinë e tij, godet bukur por prapë me fat Kosta Rika.

49’ Gabriel Jesus nga afërsia me kokë gjuajti furishëm por tërthorësja ia mohoi golin.

48’ Neymar në zonën e pesëmetërshi nuk qe i vëmendshëm dhe shkaktoi madje edhe faull.

46’ Costa futet në vend të Willian dhe pritet të jetë më efektiv për Brazilin.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

44' Drejt fundit të pjesës së parë, pa gola.

 41' Marcelo dërgon gjuajtje të fortë por Nvas nuk befasohet.

40' Ky rezultat si shkon përshtati Brazili.

37' Vazhdon pa gola. Lojë jo aq e pëlqyeshme.

33' Brazili assesi të gjej mundësi shënimi.

ëi 28' Brazili shton presionin në portën e Kosta Rikës.

23’ Brazili përmes Neymarit synon sa më parë të shënojë golin e epërsisë.

17’ Brazili nuk është në dominimi të plotë, por has në vështirësi nga mbrojtja e Kosta Rikës.

13’ Borges në një pozitë shumë të mirë dhe me një goditje të fortë por për fat të Brazilit shkoi jahte shtyllës pingule.

11’ Brazili nuk duket aq i rrezikshëm, ndërsa Kosta Rika mbrohet me sukses.

7’ Rezultati 0:0. Brazili kërkon me ngulmë golin, kurse Kosta Rika luan me kujdes.

3’ Kosta Rikës vetëm fitorja i kryen punë se çdo rezultat tjetër ia vështirëson jetën.

2’ Brazili e do me çdo kusht fitoren sepse e përforcon për të kaluar të tetën e finales.

1' Brazili në hapje kishte barazuar me rezultat 1:1 me Zvicrën, kurse Serbia e mundi me 1:0 Kosta Rikën.

Filloi ndeshja.

Brazili kërkon fitoren e parë kundër Kosta Rikës, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E në Kampionatin Botëror.

Brazili: Alisson; Fagner, Thiago Silva, Miranda, Marcelo; Paulinho, Casemiro, Coutinho; Willian, Gabriel Jesus, Neymar.

Kosta Rika: Navas; Gamboa, Acosta, Gonzalez, Duarte, Oviedo; Ruiz, Borges, Guzman, Venegas; Urena.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat