Xherdan, rrafshoje Serbinë!

Botërori 2018

Xherdan, rrafshoje Serbinë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 qershor 2018 Në ora: 13:26
Xherdan Shaqiri

Koment

Xherdan Shaqiri, emri yt po e trishton Serbinë! Xherdan, emri yt e bëri Kosovën në qendër të vëmendjes kudo në botë sidomos ka ditë që sllavët nuk e bëjnë gjumin gjumë. Shtypi i Serbisë merret vazhdimisht me Ju dhe nuk la gjë pa iu sulmuar sepse e din që flet shqip dhe je zemër Kosove! Serbia vazhdimisht përmend emrin tuaj dhe merret me këpucën tuaj që e ke Flamurin e Kosovës. Kjo këpucë e juaj me Flamurin e Kosovës sot duhet të jetë  përvëluese shumë përvëluese për Serbinë.

Xherdan, o sot o kurrë, me shokët e tuaj, Valon Behramin, Granit Xhakën, Blerim Xhemailin etj. e keni pas vete jo vetëm Zvicrën por gjithë kombin shqiptar dhe në çdo skutë flitet me krenari për ju. Xherdan, sot duhesh ta kesh ditën e bombardimit nga distanca dhe rrafshoje Serbinë në aspektin sportiv.  Pa dallim moshe e gjini në shqiptari, sot sytë i kanë nga JU! Fyerjet e pandalshme të çdoditshme nga Serbia shoveniste dëshmojnë se sa i madh je dhe sa i frikshëm për një Serbi, që me ekspertët më të mëdhenj në vazhdimësi kanë shikuar lojën tuaj, duke kërkuar formulën se si të iu ndalin!

Xherdani është i paparashikueshëm dhe ka fuqinë të shënojë nga 20 metra, nga 25 metra dhe nga pozita më të vështira mbase edhe me shpinë të kthyer nga porta! Dhe Xherdani ynë, po e pate ditën do ta bësh tokë Serbinë në aspektin sportiv dhe do t'i hesht të gjithë. Serbia i ka më së të qarta lëvizjet e driblimet tuaja sidomos gjuajtje si raketë dhe serbët do ta ndjejnë presionin vazhdimisht sidomos ata në ekranet televizive do të mbërthehen nga paniku.  Mbetet të shihet në orën 20.00 se si do të rrjedhë ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat