Statistikat skandaloze të Messit: më pak pasime sesa portieri Caballero

Botërori 2018

Statistikat skandaloze të Messit: më pak pasime sesa portieri Caballero

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 11:37
Leo Messi

Pas humbjes së Argjentinës që pothuajse e ka nxjerrë jashtë Botërorit, kritikat janë drejtuar nga Leo Messi.

Ylli i Barcelonës zhvilloi një ndeshje nën mesatare ndaj Kroacisë dhe statistikat e tregojnë këtë gjë. Gjatë gjithë ndeshjes, Messi dha vetëm 31 pasime, më pak madje edhe sesa portieri Caballero, i cili pasoi 36 herë. Edhe mbrojtësat Mercado (49), Otamendi (72) dhe Tagliafico (84) pasuan më shumë sesa numri 10 i Argjentinës.

Messi goditi vetëm një herë në portë dhe u përpoq të driblonte 9 herë.

Gjithashtu, përshkoi 7,6 kilometra në fushë, kur mesatarja e skuadrës ishte 9. Por, bie në sy se 84% të këtyre kilometrave Messi i ka bërë duke ecur dhe ka realizuar vetëm 29 vrapime.

Statistikat tregojnë se Messi ishte krejtësisht apatik…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat