Skenarët e grupit të Argjentinës, sa shanse mbeten për kualifikimin

Botërori 2018

Skenarët e grupit të Argjentinës, sa shanse mbeten për kualifikimin

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 07:44
Skenarët e mundshëm në grup sa i përket mundësive që ka Mesi për të vazhduar në këtë turne.

Disfata e rëndë përballë Kroacisë bën thuajse të pamundur vazhdimësinë e Argjentinës në turne, pasi tani është në varësi edhe të rezultateve në ndeshjet e tjera për të vazhduar rrugëtimin e saj. Në vijim, ju tregojmë skenarët e mundshëm në grup sa i përket mundësive që ka Mesi për të vazhduar në këtë turne.

Gjithçka fillon nga ndeshja e nesërme mes Nigerisë dhe Islandës. Barazimi do të ishte rezultat i mirë për skuadrën e Sampaolit, pasi nëse mund Nigerinë në ndeshjen e fundit dhe Islanda nuk fiton ndaj Kroacisë, siguron kalimin e mëtejshëm. Ana negative është që Kroacia u kualifikua sot dhe mund të kursejë forcat ndaj Islandës, duke u mundur e duke parë islandezët të kalojnë turin.

Argjentina ka shanse edhe nëse Nigeria fiton nesër. Kjo do të bëjë që situata të diskutohet me të në duelin direkt dhe të shpresohet që Islanda të mos mundë Kroacinë. Nëse islandezët dalin triumfues në duelin e fundit, atëherë kualifikimi mes këtyre dy skuadrave do të vendoset nga golavarazhi i përgjithshëm.

Skenari që bën thuajse të sigurt eliminimin e Argjentinës është nëse Islanda mund nesër Nigerinë. Atëherë islandezëve do u mjaftonte një pikë ndaj Kroacisë në ndeshjen e fundit. Edhe në rast se do të mundeshin nga Kroacia, Argjentinës do t’i duhej të fitonte me diferencë të thellë ndaj nigerianëve për t’i kaluar në renditje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat