Më në fund i del dikush në mbrojtje Lionel Messit

Botërori 2018

Më në fund i del dikush në mbrojtje Lionel Messit

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 23:29
Foto nga ndeshja

Luka Modric është deklaruar i lumtur pas fitores 3:0 të Kroacisë ndaj Argjentinës në Kupën e Botës.

Me golat e Rebic, Modric dhe Rakitic, Kroacia ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Kupës së Botës ‘Rusia 2018’.

Ylli i Real Madridit pas ndeshjes ka thënë se ekipi i tij kombëtar ka realizuar objektivin.

“Objektivi më i rëndësishëm është realizuar. Ne e kemi atë nga loja në lojë. Kjo fitore do të rris besimin tonë për ndeshjet e ardhshme. Do të jetë e vështirë, por le të shmangim euforinë”, ka deklaruar Modric.

Tutje 10-shi kroat ka komentuar edhe paraqitjen e Lionel Messit, të cilit edhe i ka dalë në mbrojtje.

“Ai është një lojtar mahnitës, por vetëm nuk mund të bëjë gjithçka. Në futboll të duhet ndihma e bashkëlojtarëve, sado që je i mirë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat