Sampaoli: Unë e marr përgjegjësinë për humbjen

Botërori 2018

Sampaoli: Unë e marr përgjegjësinë për humbjen

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 23:14
Jorge Sampaoli

Trajneri i Argjentinës ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga Kroacia.

Jorge Sampaoli në konferencë për shtyp ka marrë përgjegjësinë për humbjen 3:0 nga Kroacia, duke thënë se ai nuk e ka përgatitur ndeshjen si duhet.

“Unë jam përgjegjës për marrjen e vendimeve. Humbja ka të bëjë me vendimet e mia”, ka deklaruar Sampaoli.

“Unë nuk kam qenë në gjendje të përgatisë këtë ndeshje siç duhet”.

“Nuk e di nëse është e sikletshme, por ne ndjemë dhimbje”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat