Deklarohet Modric pas fitores: Messi…

Botërori 2018

Deklarohet Modric pas fitores: Messi…

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 23:09
Luka Modric

Luka Modric është deklaruar pas fitores së Kroacisë ndaj Argjentinës.

Kombëtarja e Kroacisë ka fituar 3 me 0 ndaj Argjentinës.

Edhe pse rezultati 3 me 0 tregon se kroatët fituan me lehtësisht këtë ndeshje, kështu nuk mendon ylli i Real Madridit, Modric.

“Në fund fitorja jonë duket e lehtë, por nuk ishte ashtu. Mendoj se fitorja jonë ishte e merituar, por aspak e lehtë. Ne kemi luajtur një lojë të mrekullueshme, dhe kemi nevojë të luajmë kështu për ta mposhtur një ekip të tillë të shkëlqyer. Në ndalem Messin, e ndaluam atë që ta merrte topin, ai është lojtari më i rrezikshëm”, ka thënë Modric.

 Kujtojmë që Modric shënoi golin e dytë për kroatët, kurse në fund u shpërblye nga FIFA duke u shpallur futbollisti i ndeshjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat