Skandali mes gjyqtarit dhe Ronaldos, reagon FIFA

Botërori 2018

Skandali mes gjyqtarit dhe Ronaldos, reagon FIFA

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 21:16
Gjyqtari dhe Ronaldo

FIFA është detyruar të dalë publikisht për të mohuar lajmet që akuzuan gjyqtarin, Mark Geiger, që referoi në ndeshjen Marok-Portugali, kinse ai ia ka kërkuar Ronaldos fanellën në pushim të pjesës së parë.

Disa lojtarë, veçanërisht Nordin Amrabat, u ankua dhe kritikoi gjyqtarin për qëndrimin ndaj Cristiano Ronaldos, që, sipas tij, ka folur me të dhe e shikonte “me admirim”,raporton AS.

Disa medie shkuan aq larg duke raportuar se gjyqtari madje i ka kërkuar fanellën golashënuesit më të mirë deri më tani në “Rusia 2018”.

Kjo e detyroi FIFA-n që publikisht të dalë me një reagim: “Lidhur me lajmet e publikuar nga mediet se Mark Geiger i ka kërkuar fanellën kapitenit të Portugalisë në pjesën e parë, gjyqtari i mohon kategorikisht. Ai ka ndjekur rregullat si gjithë gjyqtarët tjerë dhe ka bërë punë e tij gjatë ndeshjes”.

Pas fitores së Portugalisë kundër Marokut, ekipi i udhëhequr nga Herve Renard, u eliminua nga Kupa e Botës dhe ndeshjen kundër Spanjës do ta luajë vetëm për statistika.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat