Xhaka: Jemi gati të luftojmë nesër

Botërori 2018

Xhaka: Jemi gati të luftojmë nesër

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 20:38
Granit Xhaka

Super ylli shqiptar nga Kosova, Granit Xhaka pritet të jetë titullar në ndeshjen e dytë të Zvicrës në Kampionatin Botëror.

Mesfushori i Arsenalit kishte një paraqitje të mirë ndaj Brazilit, në barazimin 1-1 të marrë nga Zvicra.

E zviceranët kanë bërë treningun final para ndeshjes me Serbinë që zhvillohet të premten nga ora 20:00.

Prishtinasi Xhaka ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të postuar një foto nga seanca e fundit stërvitore.

25-vjeçari iu ka drejtuar ndjekësve të tij duke thënë se janë gati të luftojnë në ndeshjen e radhës për tifozët.

“Stërvitja e fundit përfundoi. Tani jemi gati për të luftuar dhe këtë do ta bëjmë për ju nesër”, ka shkruar Xhaka.

Ylli nga Kosova pritet të luajë një rol të rëndësishëm në mesfushën e Zvicrës.

Helvetikëve iu hynë në punë vetëm fitorja, pasi aktualisht kanë një pikë ndërsa serbët tri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat