Kroacia ia bën ferr natën Argjentinës

Botërori 2018

Kroacia ia bën ferr natën Argjentinës

Nga: K.G Më: 21 qershor 2018 Në ora: 19:38
Pamje nga ndeshja

Argjentina nuk është askund! Shokohet nga Kroacia, duke pësuar humbje me rezultat 3:0, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit D të Kampionatit Botëror - "Rusia 2018".

Argjentina është shumë afër eliminimit dhe fati i saj do të varet edhe nga takimi Islanda - Nigeria, por edhe mund të pritet edhe xhiroja e fundit. Askush se kishte pritur një Argjentinë me një start kaq të dobët sidomos pas barazimit 1:1 me Islandën, mbrëmë u trondit me 3:0 nga Kroacia.

Kroacia siguroi biletën për në të tetën e finales, duke iu bashkuar Rusisë, Uruguait dhe Francës. Në minutën e 53-të, portieri Caballero bëri gabim trashanik, duke ia falë një top Ante Rebiç i cili me goditje të fortë shënoi gol spektakolar, 0:1.

Luka Modriç në minutën e 80-të nga nga 17-18 metra me goditje të fortë thelloi epërsinë në 0:2.

Në minutën e 87', Ivan Rakitiç nga gjuajtja e lirë rreth 22 metra qëlloi tërthorëse e argjentinasve.

Në minutën e 90+2', Ivan Rakitiç thelloi fitoren në 0:3.  

Kroatët janë në vend të parë me 6 pikë, pasojnë Islanda me një pikë por ka një takim me pak, Argjentina me një pikë dhe Nigeria pa pikë megjithatë ka një ndeshje me pak.

Kroacia feston kualifikimin, kurse Argjentinës iu ka bërë nata ferr dhe është sikurse në teh të shpatës, shumë afër eliminimit nga ngjarja më e madhe.

Argjentina-Kroacia      0:3

Stadiumi Nizhny Novgorod.

Gjyqtar: R. Irmatov R. (Uzbekistani).

Shënues: Rebiç (53'), Modriç (80'), Rakitiç (90+2').

Kartonat e verdhë: Mercado, Otamendi, Acuna - Rebiç, Mandzukic,Vrshalko, Brazoviç.

Argjentina: Caballero, Mercado, Otamendi, Tagliafico, Salvio (Pavon 56'), Mascherano, Perez (Dybala 68'), Acuna, Messi, Aguero (Higuain 54') dhe Meza.

Kroacia. Subashiq, Vrshalko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç (Kramariç 57'), Modriç, Perishiç  (Kovaçiç 82') dhe Mandzukic (Corluka 90+5').

90+1' Rakitic shënon golin e 3t në ndeshje për t'i dhënë goditjen përfundimtare Argjentinës dhe Messit.

85' Otamendi sjellje jo sportive ndaj Rakitic, godet me këmbë këtë të fundit në vend të topit.

80' Modric shënon një super gol për t'ia humbur shpresat Argjentinës.

76' Lojë shumë agresive nga të dy anët.

64' Argjentina po mundohet të kundërpërgjigjet.

53' Është Rebic që ka shënuar në minutën e 53’ për epërsinë e Kroacisë. Ylli kroat shënoi falë një gabimi të rëndë të portierit argjentinas Caballero.

47' Mario Mandzukic ishte shumë afër për ta kaluar në epërsi Kroacinë.

Një kundërsulm i shpejt dhe një pasim perfekt ishin bërë më mjeshtëri nga Rakitic, por Mandzukic bën atë që nuk e pret askush duke goditur shumë keq topin me kokë.
Fillon pjesa e dyte.

***

Argjentina dhe Kroacia kanë përfunduar pa gola pjesën e parë edhe pse ka pasur raste për të shënuar nga të dyja palët

Një pjesë e parë me plot aksione nga të dy Kombëtaret, si nga Argjentina ashtu edhe nga Kroacia.

Argjentina nuk fitoi në ndeshjen e parë pasi që u nda barazim kundër Islandës më rezultat 1-1, kurse Kroacia e mundi Nigerinë më rezultat 2-0.

Kroacia e nisi më mirë pjesën e dytë dhe ishte afër për të shënuar golin e parë me anë të Perisic.

Pas kësaj Argjentina filloi të sulmoi dhe ishte afër shënimit të golit të parë, sikur Perez ta godiste më mirë topin më mirë!

Pas këtij rasti Madzukic kishte një rast ideal për të shënuar por nuk e goditi topin si duhet me kokë.

Pjesa e parë përfundoi më rezultat 0-0.

***

Kroacia ka pasur një mundësi shumë të mirë për të kaluar në epërsi kundër Argjentinës, por goditjen fantastike të anësorit të Interit, Ivan Perisic, e ndali portieri, Caballero. Sfida vazhdon të jetë 0-0.

Image

***

Enzo Perez ka pasur mundësinë më të mirë në ndeshjen Argjentina – Kroacia, që vazhdon të jetë 0-0. Në minutën e 28-të, shoku i Leo Messit besoni apo jo, nuk shënoi në portën e zbrazët.

***

Fillon ndeshja

***

Sonte na pret një super-ndeshje prej orës 20:00.

Argjentina dhe Kroacia zhvillojnë sfidën që mund të jetë vendimtare për kalimin e grupit.

Tani skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Argjentina: Caballero; Marcado, Otamendi, Tagliafico; Salvio, Mascherano, Perez; Acuna; Meza, Aguero, Messi.

Kroacia: Subasic; Vrsalkjo, Lovren, Vida, Strinic; Rakitic, Brozovic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat