Ramirez: Dua fitore ndaj Brazilit

Botërori 2018

Ramirez: Dua fitore ndaj Brazilit

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:19
Oscar Ramirez

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosta Rikës, Oscar Ramirez, nuk ka vendosur ende për një strategji specifike, për të ndalur yllin brazilian Neymar. Ndeshja Brazili – Kosta Rika luhet nesër (14.00). “Kemi parë se ndaj tij mund të luhet në mënyrë agresive. Por nuk duam të bëjmë aksione jashtë rregullave”, tha Ramirez. Ai kërkon të marrë një rezultat pozitiv ndaj Brazilit, në mënyrë që të ketë mundësi të kualifikohet në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës. Të gjithë do të ishin dakord për një barazim, por Ramirez jo, ai do të luajë për fitore. “Nëse do të thosha se do të isha i kënaqur, do të thoshte se nuk do të besoja te fitorja. Por unë dua një fitore dhe e di se goditjet standarde janë një armë shumë e fortë”, ka thënë Ramirez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat