Koha për “Samba”, Brazili nuk ka zgjidhje tjetër veç fitores ndaj Kosta Rikës…

Botërori 2018

Koha për “Samba”, Brazili nuk ka zgjidhje tjetër veç fitores ndaj Kosta Rikës…

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 18:16
Brazili

Brazili, pesë herë kampion i Botës, do të përpiqet të korrigjojë barazimin në ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Zvicrës, teksa do të përballet me Kosta Rika, në ndeshjen tjetër të Grupit E. Mungesa e fitores në sfidën hapëse nuk duhet të intreprentohet si tragjedi për “Selesao”, por tragjedi do të ishte nëse nuk fiton ndaj Kosta Rikës.

Philippe Coutinho kaloi në avantazh Brazilin në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ekipi i Tite nuk arriti të mbrojë fitoren, e cila i mungon prej tre ndeshjesh zyrtare në një Kupë të Botës. Neymar është rikthyer në stërvitje me ekipin dhe do të jetë rregullisht në fushë pasi humbi një seancë gjatë javës, si pasojë e një dëmtimi në kavilje.

Sulmuesi i Paris SG pësoi dhjetë faulle në ndeshjen e parë, futbollisti që ka pësuar më shumë faulle në historinë e Kupës së Botës është Alan Shearer, 11 në vitin 1998.

Kosta Rika, që u mposht 1-0 nga Serbia në ndeshjen e parë, është e vetmja skuadër në Grupin F që nuk ka shënuar gol 90 minutave të para. Faktikisht ata kanë nevojë për një marsh më shumë në repartin e avancuar, pasi në 31 goditjet e fundit që kanë bërë në Kupën e Botës kanë shënuar vetëm një gol.

Trajneri i Kosta Rikës, Oscar Ramirez ka thënë se aventura e tyre në Rusi nuk është kompromentuar ende, megjithatë tani i duhet të ndeshet me vendet e dyta dhe të gjashtë në klasifikimin e FIFA-s.

Brazili ka fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet e mëparshme kundër Kosta Rika, duke humbur vetëm një miqësore të luajtur në mars 1960. Kjo do të jetë hera e tretë që këto dy ekipe do të ndeshen në Botëror, pasi më parë “Selseao” ka fituar 1-0 në “Itali ‘90” dhe 5-2 në Botërorin e vitit 2002 ku u shpallën kampionë.

Fitorja e vetme e Kosta Rikës në një kampionat botëror kundër një ekipi nga Amerika e Jugut ka ndodhur në vitin 2014, 3-1 ndaj Uruguajit, në tre sfidat e mëparshme ndaj tyre kishin humbur gjithmonë. Goli i Philippe Coutinho ndaj Zvicrës ishte i 11-i për të me fanellën e Brazilit, pesë prej tyre kanë ardhur nga jashtë zone.

Humbja ndaj Serbisë ndali një ecuri me pesë ndeshje pa humbje për Kosta Rikën në Kupën e Botës, që nga qershori i vitit 2006 ku ecuria ishte krejtësisht e kundërt me katër humbje rresh. Që nga viti 1978, Brazili nuk kishte pasur një ecuri kaq të dobët me tre ndeshje pa fitore në atë që quhet kampionat botëror.

Kundër Serbisë, sulmuesi Marco Ureña e preku topin vetëm 14 herë, tre herë në zonën kundërshtare. Zëvendësuesi i tij Joel Campbell pati 24 kontakte me topit.

Brazili pësoi gol ndaj Zvicrës në goditjen e parë që bëri kundërshtari në portën e tyre. Faktikisht “Selsesao” nuk ka pasur shumë fat me 10 gola të pësuar në 13 goditje që ka pasur drejt portës së tyre.

Formacioni i mundshëm:

Brazil: Alisson, Danilo, Thiago Silva, Miranda, Marcelo, Paulinho, Casemiro, Coutinho, Willian, Jesus, Neymar

Kosta Rika: Navas, Acosta, Gonzalez, Duarte, Gamboa, Borges, Guzman, Calvo, Ruis, Venegas, Urena

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat