Xherdan Shaqiri ‘rritet për 4 centimetra’, vaj halli për Serbinë!

Botërori 2018

Xherdan Shaqiri ‘rritet për 4 centimetra’, vaj halli për Serbinë!

Nga: K. G. Më: 21 qershor 2018 Në ora: 16:37
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është në qendër të vëmendjes. Ylli nga Kosova ka forcuar muskujt para sfidës me Serbinë. Ai është rritur përsëri për 4 centimetra! “Brenda dy javëve u zvogëlua në 4 centimetra dhe tani rikthehet në madhësinë e tij të mëparshëm”, shkruan mes tjera “BLick”.  Shaqiri është matur gabimisht 165, në vend që të shkruhet në 169 cenimetra. Kur FIFA shpalli listën e 736 lojtarëve të Kupës së Botës para fillimit të turneut, Xherdan Shaqiri (26) u vlerësua katër centimetra më i shkurtër në kampin e stërvitjes në Lugano. Sepse FIFA e çojë atë me një lartësi prej vetëm 1.65 m. Me 165 cm Shaqa do të ishte sikurse Alberto Quintero i Panamasë dhe  Jahja Al-Shehri nga Arabia Saudite, pra tre lojtarët më të vegjël të Kupës së Botës. Por tani Shaqa është në 169 cm. “Shpresojmë që xhuxhi magjik do të rritet edhe më shumë në ndeshjen kundër Serbisë”, shkruan mediat zvicerane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat