FIFA reagon për gjyqtarin

Botërori 2018

FIFA reagon për gjyqtarin

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 16:21
FIFA reagon për gjyqtarin

Amrabat hapi shumë polemika me deklaratën e tij se arbitri i ndeshjes Marok-Portugali i kërkoi fanelën Ronaldos. Kjo ndezi edhe më shumë polemikat, pasi marokenët protestuan gjatë për vendimet e kryesorit Mark Gaiger. FIFA nga ana tjetër në një deklaratë ka sqaruar pozicionin e arbitrit.

“Me keqardhje dhe zhgënjim, FIFA ka mësuar nëpërmjet medias deklaratat pas ndeshjes Portugali-Marok që lidhen me gjyqtarin Mark Gaiger. Është pohuar se Z. Gaiger ka kërkuar fanellën e kapitenit të Portugalisë gjatë pushimit të pjesës së parë. Z. Gaiger kundërshton me forcë këto pretendime dhe deklaron kategorikisht se një kërkesë e tillë nuk është bërë.

FIFA dënon akuzat e bëra nga një anëtar i ekipit maroken. Gjyqtarët e FIFA-s kanë udhëzime të qarta lidhur me sjelljen dhe marrëdhëniet e tyre me ekipet në Botërorin e Rusisë dhe mund të konfirmohet se Z. Gaiger ka vepruar në mënyrë shembullore dhe profesionale si një zyrtar i caktuar i ndeshjes. FIFA dëshiron t’i kujtojë ekipet për detyrën e tyre që të respektojnë të gjitha parimet për një lojë të drejtë”, shkruhej në reagimin e FIFA-s.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat