Shiriti i kapitenit vazhdon të rrotullohet te Brazili

Botërori 2018

Shiriti i kapitenit vazhdon të rrotullohet te Brazili

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 15:24
Nëse në ndeshjen e parë kundër Zvicrës trajneri Tite ja besoi shiritin mbrojtësit të Real Madrid Marcelo, radhën e ka Thiago Silva

Te Brazili është në fuqi rregulli i rrotacionit të kapitenit dhe kjo është e vlefshme e radhës që Brazili do të luajë kundër Kosta Rikës.

Nëse në ndeshjen e parë kundër Zvicrës trajneri Tite ja besoi shiritin mbrojtësit të Real Madrid Marcelo, radhën e ka Thiago Silva. Këtë fakt e kanë zbuluar mediat braziliane, që citojnë burime nga brenda skuadrës, sipas të cilëve Tite i ka komunikuar skuadrës se ndaj Kosta Rikës do të jetë Thiago Silva kapiten.

Ish-mbrojtësi i Milanit, që aktualisht pjesë e PSG, ka qenë edhe më parë kapiten i Selecaos, në Botërorin e vitit 2014, por e humbi shiritin kur Dunga ja dorëzoi sulmuesit Neymar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat