Xhaka kërcënon Serbinë: Jam i gatshëm për të luftuar!

Botërori 2018

Xhaka kërcënon Serbinë: Jam i gatshëm për të luftuar!

Nga: K. Goca Më: 21 qershor 2018 Në ora: 15:14
Xhaka në dyluftim me Neymarin

Mesfushori ofensivë Granit Xhaka është i përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme (20.00) kundër Serbisë.

Ai me Zvicrën kërkojnë tri pikët e qetësisë dhe që do ta ofronin drejt tetës së finales së Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”. Xhaka beson se me një lojë të mirë do të ia dalin në ndeshjen që luhet në Kaliningad, në kuadër të grupit E.

Serbia ka fituar takimin e me 1:0 ndaj Kostarikës, kurse Zvicra barazoi 1:1 me pesë herë kampionin e botës, Brazili.    “Absolutisht i përqendruar dhe i gatshëm për të luftuar ne ndeshjen tonë të ardhshme. Kurrë mos hiqni dorë, gjithmonë luftoni”, ka shkruar në instagram Xhaka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat