Danezët ndahen baras me ‘kengurët’

Botërori 2018

Danezët ndahen baras me ‘kengurët’

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2018 Në ora: 14:40
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar)  -  Danimarka dhe Australia ndanë pikët, duke luajtur me rezultat 1:1, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit C të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018” në futboll. Ballafaqimi mes Danimarkës dhe Australisë pa dyshim se ka qenë mjaft interesant e me rivalitet të madh deri në minutën e fundit.

Danezët edhe pse herët kaluan në epërsi, nuk i dha forcë për minutat vijues, pasi që ‘kengurët’ luajtën me zgjuarsi dhe në disa raste ishin të rrezikshëm. Në minutën e 7-të, Christian Eriksen nga rreth 13 metra me një goditje të fuqishme shkundi portën e Australisë, 1:0.  Dukej se ky gol do të t’i jap edhe më shumë krahë danezëve, por me kalimin e minutave australianët u stabilizuan në lojë dhe ishin të rrezikshëm.

 Në minutën e 37-të, Gjyqtari spanjoll Lahzoi pasi shikoi sistemin e VAR-it, gjykoi penallti për australianët, për faktin se me dorë kishte luajtur Poulsen. Jedinak në minutën e 38-të me mjeshtri gjuajti nga penalltia dhe portieri danez në anën e djathtë e ai në të majtën, 1:1. Në minutën e 41-të, Sainsbury gati shënoi autogol, me fat të madh Australia. Në minutën e 51-të, Sisto në një pozitë të mirë goditi jashtë portës së Australisë.

Nëntë minuta pa përfunduar takimi, Arzani pati rast të mirë ta kaloi në epërsi Australinë, por i pasaktë. Në minutën e 88-të, Leckei në një pozitë të volitshme, por portieri danez Schmeichel reagon bukur dhe shpëtoi portën. Schmeichel ka qenë prej me të merituarve për pikën e madhe të Danimarkës. ]

Me 26 qershor takohen: Australia-Peruja (16.00) e Danimarka-Franca (16.00)

Danimarka-Australia  1:1

Stadiumi "Cosmos Arena", Samara.

Shikues: 40727.

Gjyqtar: A. Lahoz (Spanja).

Shënues: Eriksen (7’) – Jedinak (38’-nga penalltia).

Kartonat e verdhë: Poulsen, Sisto.

Danimarka: Schmeichel, Larsen, Christensen, Kjaer, Dalsgaard, Delaney, Schone, Sisto, Eriksen, Poulsen (Braithwaite 59’) dhe Nicolai Jorgensen (Cornelius 68’).

Australia: Ryan, Sainsbury, Risdon, Behich, Milligan, Rogic (Irvine 82’), Jedinak, Mooy, Nabbout (Juriç 75’), Kruse (Arzani 68’) dhe Leckie.

88’ Leckei në një pozitë të volitshme, por portieri danez Schmeichel reagon bukur dhe shpëtoi portën.

84' Nuk ka ndryshim rezultati, Me 26 qershor takohen: Australia-Peruja (16.00) e Danimarka-Franca (16.00).

81’ Ndeshja shkon nga barazimi. Arzani pati rast të mirë ta kaloj në epërsi Australinë, por i pasaktë.

73’ Lojë e bukur, me veprime të shpejta, por sulmuesit e Australisë nuk janë të shkathët.

67’ Australia mundohet të shënojë golin e epërsisë, por e pasuksesshme deri me tash.

65’ Vazhdon rezultati baras, Australia në presion të madh sepse vetëm fitorja i kryen punë.

62' Ndeshje me ngarkesë, secila skuadër do fitoren.

58' Lojë dinamike, e paqartë.

51’ Sisto në një pozitë të mirë goditi jashtë portës së Australisë.

47' Baras (1:1). Ky barazim si shkon përshtati Australisë dhe Danimarkës i konvenon nëse Peruja humbë nga Franca.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë:

41’ Sainsbury gati shënoi autogol, me fat të madh Australia.

38’ Jedinak me mjeshtri gjuajti nga penalltia dhe portierin në anën e djathtë e Ai në të djathtë, 1:1.

37’ Gjyqtari pasi shikoi sistemin e VAR-it, gjykoi penallti për australianët, pasi që me dorë kishte luajtur Poulsen.
34’ Vazhdon Danimarka të jetë në epërsi, por has në vështirësi nga rivali.

32' Australia ka shtuar presionin por nuk ka shënim.

24’ Nicolai Jorgensen më lehtë e kishte të shënonte se sa ta humbiste rastin, por çuditërisht nga afërsia gjuajti jashtë portës së Australisë.

21’ Danimarka ka komoditetin me këtë rezultat dhe kërkon me ngulmë ta shtojë epërsinë.

18’ Australia në disavantazh, rezultat i keq për ta dhe që e eliminon nga gara më e madhe.

13’ Danimarka në ndeshjen e parë ka fituar mezi me 1:0 ndaj Perusë, kurse Australia kishte humbë me 2:1 nga Franca, në ndeshjen e grupit C.

12’ Nëse Danimarka shënon fitore pa dyshim se siguron edhe biletën për më tutje. Danezët janë në rrugë të mirë.

7’ Christian Eriksen nga rreth 13 metra me një goditje të fuqishme shkundi portën e Australisë, 1:0.

Danimarka: Schmeichel, Larsen, Christensen, Kjaer, Dalsgaard, Delaney, Schone, Sisto, Eriksen, Poulsen dhe Nicolai Jorgensen.

Australia: Ryan, Sainsbury, Risdon, Behich, Milligan, Rogic, Jedinak, Mooy, Nabbout, Kruse dhe Leckie.

 

 

 

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat