Shaqiri sapo nisi një luftë me Serbinë!

Botërori 2018

Shaqiri sapo nisi një luftë me Serbinë!

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 13:13
Shaqiri sapo nisi një luftë me Serbinë!

Ballafaqimi mes Zvicrës dhe Serbisë që zhvillohet nesër (20.00) mund të jetë përcaktues se cili nga këti dy ekipe plasohet në të tetën e finales së Kampionatit Botëror, mirëpo, prezenca e lojtarëve me prejardhje shqiptare, posaçërisht atyre nga Kosova në kombëtaren e Zvicrës ka bërë që gjërat të dalin jashtë kontrollit. "Blici" i Beogradit duket se ka “fjetur” në instagramin e Shaqirit dhe ka publikuar sot në një artikull të gjatë postimet e tij, duke iu kthyer fotos së këpucëve me flamuj të Zvicrës e Kosovës dhe storyt të tij në Instagram kur ai tregon bicepsin dhe shkruan qytetin ku zhvillohet ndeshja – Kaliningradin. Blic, madje citon edhe një artikull të gazetës Tages Anzeiger, me titull “Shaqiri sapo nisi një luftë kundër Serbisë”, duke e cilësuar si provokim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat