Franca dëshiron të mbyllë llogaritë kundër Perusë…

Botërori 2018

Franca dëshiron të mbyllë llogaritë kundër Perusë…

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 08:10
Franca - Peru

Në ndeshjen e dytë të këtyre dy ekipeve për këtë kampionat botëror, Franca kryesuese e Grupit C do të presë Perunë në “Ekaterinburg Arena”. Francezët janë favorit për të fituar ndeshjen e dytë radhazi, ndërsa peruanët kanë një nevojë të domosdoshme për të marrë pikën e parë në këtë veprimtari. Në fushatën përgatitore për Kupën e Botës 2018, të besuarit e Didier Deschamps mpshton 2-0 Irlandën dhe 3-1 Italianë përpara se të barazonin 1-1 ndaj SHBA. Në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, “gjelat” fituan 2-1 ndaj Australisë në saj të golave të Antoine Griezmann me penallti dhe golit të Aziz Behich.

Përpara se të shkonin në Rusi, peruanët mposhtën 2-0 Skocinë dhe 3-0 Arabinë Saudite, ndërsa në miqësoren e fundit barazuan 0-0 ndaj Suedisë. Gjithsesi, të besuarit e Ricardo Gareca e nisën veprimtarinë në Rusi me humbje, pasi u mposhtën 1-0 ndaj Danimarkës, në një ndeshje ku gjërat mund të shkonin edhe ndryshe nëse Christian Cueva nuk do të kishte humbur 11-metërshin para fundit të pjesës së parë.

Në 52 ndeshje kundër ekipeve amerikano-latine, Franca ka fituar 17 ndeshje, barazuar 15 dhe humbur 20. Ndërkohë, bilanci i Perusë në përballjet me europianët është 16 fitore, 10 barazime dhe 22 humbje. Përballje e vetme e mëparshme mes këtyre dy ekipeve ka qenë një miqësore në vitin 1982 në Paris, ku Peruja fitoi 1-0. Golashënuesi më i mirë te Franca aktualisht është Olivier Giroud me 31 gola për përfaqësuesen, i katërti në historinë e “gjelave”.

Nga ana tjetër, me 34 gola, Paolo Guerrero i Perusë mund të krenohet me faktin se askush nuk ka shënuar më shumë se ai me fanellën e kombëtares amerikano-latine. Franca nuk ka humbur asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër ekipeve amerikano-latine në kampionatin botëror, duke fituar katër dhe barazuar tre.

Në pesë nga këto shtatë ndeshje nuk ka pësuar gol. Krejtësisht ndryshe është situata te Peru, që nuk ka fituar asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit në Botëror, duke barazuar në dy prej tyre. Peru ka humbur vetëm një nga 16 ndeshjet e fundit zyrtare në të gjitha veprimtaritë, pikërisht atë ndaj Danimarkës.

Formacioni i mundshëm i Francës:

Image

Formacioni i mundshëm i Perusë:

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat