E pabesueshme: Futbollisti i Marokut tregon çfarë i ka kërkuar gjygjtari Ronaldos sot

Botërori 2018

E pabesueshme: Futbollisti i Marokut tregon çfarë i ka kërkuar gjygjtari Ronaldos sot

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 23:05
Foto nga ndeshja

“Dëgjova prej Pepes në pjesën e parë, se i kishte kërkuar nëse mund të siguronte fanellën e tij. Këtu jemi në Kupën e Botës, nuk po flasim për ndonjë cirk”.

Gjyqtari Mark Geiger ia ka kërkuar Cristiano Ronaldos fanellën pas ndeshjes.

Kështu ka deklaruar futbollisti i Marokut, Nordin Amrabat.

“Nuk e di me çfarë është mësuar arbitri, por pashë që ishte shumë i mahnitur nga Cristiano Ronaldo”, deklaroi Amrabat.

“Dëgjova prej Pepes në pjesën e parë, se i kishte kërkuar nëse mund të siguronte fanellën e tij. Këtu jemi në Kupën e Botës, nuk po flasim për ndonjë cirk”, shtoi ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat