“Messi nuk ka nevojë për Kupën e Botës për t’u dëshmuar si më i miri”

Botërori 2018

“Messi nuk ka nevojë për Kupën e Botës për t’u dëshmuar si më i miri”

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 21:53
Lionel Messi

Lionel Messi nuk ka nevojë ta fitojë Kupën e Botës për t’u konsideruar si lojtari më i mirë në histori – ka thënë Hernan Crespo.

Superylli argjentinas nuk e ka nisur mirë Kampionatin e sivjetmë Botëror duke e humbur edhe një penallti në barazimin (1-1) kundër Islandës.

Gjatë 14 sezoneve te Barcelona, ai ka fituar 32 tituj dhe pesë Topa të Artë, mirëpo të njëjtin sukses nuk e ka pasur me përfaqësuesen e Argjentinës.

“Shumë lojtarë i kujtojmë si të mëdhenj, përkundër se nuk e kanë fituar Kupën e Botës”.

“Messi është lojtar fantastik. Më pëlqen ta shoh duke luajtur dhe është një njeri shumë i mirë. E meriton ta fitojë Kupën e Botës”.

“Nëse e fiton është lojtar i madh, por ai është lojtar i madh edhe nëse nuk e fiton”.

“Sa lojtarë të mëdhenj nuk e kanë fituar? Nuk mbaj mend që Johan Cruyff apo (Michel) Platini e kanë fituar”, ka deklaruar Crespo për BBC Sport.

Turneu i sivjetmë në Rusi është i katërti në karrierën e Messit. Në vitet 2006 dhe 2010, Argjentina luajti deri në çerekfinale, ndërsa në vitin 2014 luajti në finale ku u mposht nga Gjermania. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat