(E plotësuar) - Spanja i është gëzuar fitores së parë në Kampionatin e sivjetmë Botëror duke fituar ndaj Iranit (1-0) në ndeshjen e xhiros së dytë në kuadër të Grupit B.
Gjysma e parë e takimit nuk dhuroi shumë raste shënimi dhe kur skuadrat shkuan në pushim, rezultati ishte ai i fillimit të ndeshjes (0-0).
Në fillim të pjesës së dytë, të dyja skuadrat e patën nga një shans, mirëpo më pas La Roja e zhbllokoi rezultatin.
Diego Costa pranoi një top në zonë, u rrotullua dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (54′).
Në minutën e 63-të, futbollistët e Iranit ia dolën që ta fusnin topin në rrjetë, mirëpo me ndihmën e sistemit VAR, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Të dyja skuadrat në vazhdim të ndeshjes u përpoqën që të shënonin, spanjollët për ta vulosur fitoren, kurse iranianët e kërkonin barazimin. Megjithatë, deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk u shënua gol tjetër.
Irani ka tri pikë dhe do ta kërkojë kualifikimin ndaj Portugalisë në xhiron e fundit të fazës grupore. Iranianët duhet t’i mposhtin portugezët për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.
Irani-Spanja 0:1
Stadiumi ‘Kazan Arena’, Kazan.
Shikues: 42.718.
Gjyqtar: A. Cunha (Uruguai).
Shënues: Costa (54').
Kartonat e verdhë: Amiri, Ebrahimi.
Irani: Beiranvand, Hajsafi (Mohammadi 69'), Pouraliganji, Hosseini, Rezaeian, Ebrahimi, Ezatolahi, Ansarifard (Jahanbakhsh 74'), Taremi, Amiri (Ghoddos 86') dhe Azmoun.
Spanja: de Gea, Carvajal, Pique, Ramos, Alba, Busquets, Iniesta (Koke 71'), Silva, Isco, Lucas (Asensio 79') dhe Costa (Rodrigo 89').
Grupi B Portugalia-Maroku 1:0 Irani-Spanja 0:1 Tabela 1. Spanja 2 1 1 0 4 2. Portugalia 2 1 1 0 4 3. Irani 2 1 0 1 3 4. Maroku 2 0 0 2 0
Në xhiron e tretë, me 25 qershor takohen: Irani-Portugalia (20.00) dhe Spanja-Maroku (20.00)
***
Pas shumë vështirësive Spanja ka kaluar në avantazh 1-0 përballë Iranit.
Në minutën e 54’ ishte Giego Costa i cili aksidentalisht shënoi për iberikët.
Pjesa e parë pa gola mes Spanjës dhe Iranit
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e takimit mes Spanjës dhe Iranit.
Spanja pati posedim më të madh të topit dhe u mundua me sulme të vazhdueshme ta gjejë portën iraniane, por nuk arriti që të shënojë.
Takimi zhvillohet në Grupin B, ku luajnë edhe Portugalia dhe Maroku.
LIVE: Nis ndeshja Iran – Spanjë
Ka nisur ndeshja Iran – Spanjë.
Formacionet zyrtare: Iran – Spanjë
Ndeshja fillon prej orës 20:00.
Irani dhe Spanja kanë publikuar formacionet zyrtare.
Ndeshja fillon prej orës 20:00.
Irani:
Spanja: De Gea, Carvajal, Pique, Ramos, Alba, Busquets, Iniesta, Isco, Silva, Lucas Vazquez, Diego Costa.