Uruguai mund Arabinë, kualifikohet në të tetën e finales

Botërori 2018

Uruguai mund Arabinë, kualifikohet në të tetën e finales

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2018 Në ora: 17:23
Suarez

(E plotësuar) - Kombëtarja e Uruguait siguroi biletën për të tetën e finales së Kampionatit Botëror  - “Rusia 2018” në futboll. Uruguai me një lojë të dobët e mundi me rezultat minimal 1:0 Arabinë Saudite, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit A. Pas Rusisë edhe Uruguai siguroi kualifikimin, ndërsa Arabia Saudite, Egjipti po ashtu edhe Maroku kanë humbur shpresat për kualifikim të mundshëm dhe vetëm e presin xhiron e fundit e t’i paketojnë valixhet për në shtëpi.

Uruguai edhe pas 180 minutave mbetet i pamposhtur, por në anën tjetër nuk mund të mburren edhe për sulmin sepse kanë shënuar gjithsej dy gola, në fitoren me 1:0 ndaj Egjiptit dhe po ashtu me 1:0 kundër Arabisë Saudite. 

Në fakt, Arabia Saudite mbetet ende pa shënuar, por ka pësuar gjashtë gola pas 180 minutave, në humbjen 5:0 nga Rusia dhe me 1:0 nga Uruguai.  Rusia udhëheq me 6 pikë sa ka edhe Uruguai, kurse Egjipti është në vend të tretë pa pikë sikurse edhe Arabia Saudite në fund të renditjes.  Në minutën e 23-të, Luis Suarez shënoi golin e fitores (1:0) pas gabimit amatorë të portierit Alowais.   Në minutën e 25-të, Cavani ka pasur rast të mirë por gjuajti drejt në portierin Alowais.

Pas një minute Bahbir nga distanca tentoi ta befasoi portierin e Uruguait, megjithatë portieri Muslera e grushton topin në korne. Bahbir në minutën e 29-të dështon, që lehtë ka mundur ta ndëshkon Uruguain. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 51-të, Luis Suarez nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra gati sa befasoi portierin arab, i cili me vetëmohim të pashoq shpëtoi portën.  Sanchez u tregua i ngathët në minutën e 62-të, kur nga afërsia goditi dobët dhe mbi portën e Arabisë Saudite. Uruguai me lojë të dobët arkëtoi tri pikë të mëdha, kurse Arabia Saudite e dëshpëruar lëshoi fushën. 

Uruguai – Arabia Saudite 1:0

Stadiumi “Rostov Arena”, Rostov.

Gjyqtar: C. Turpin (Franca).

Shënues: Suarez (23’).

Uruguai: Muslera, Varela, Godin, Gimenez, Caceres, Sanchez (Nandez 82’), Bentancur, Vecino (Torreira 59’), Rodriguez (Laxalt 59’), Suarez dhe Cavani.

Arabia Saudite: Alowais, Osama, Ali, Alburayk, Salman, Bahbir (Kanu 75’), Yasser, Otayf, Al Jassim (Al Moghawi 44’), Salem dhe Fahad (Al Sahlawi 78’).

Grupi A

Uruguai-Arabia S. 1:0

Rusia-Egjipti        3:1

Tabela

1. Rusia                2       2       0       0       6

2. Uruguai 2        2       0       0       6

3. Egjipti    2       0       0       2       0

4. Arabia Saudite         2       0       0       2       0

Në xhiron e tretë takohen: Me 25 qershor Uruguai – Rusia (16.00) dhe Arabia Saudite – Egjipti (16.00).

Grupi C, nesër

Danimarka-Australia    14.00

Franca-Peruja     17.00

Grupi D

Argjentina-Kroacia       20.00

 

86' Pak minuta e ndajnë Uruguain nga kualifikimi. 

80’ Torreita nuk qëlloi portën dhe mbetet rezultati 1:0.

77’ Pa ndryshim rezultati, lojë e zbehtë.

72’ Arabia po shpreson në barazim,  kurse Uruguai po dëshpëron me lojë.

68' Urugua afër fitores dhe sigurimit të biletës për më tutje.

62’ Sanchez nga afërsia goditi dobët dhe mbi portën e Arabisë Saudite.

59' Uruguai luan me qetësi, ka epërsinë dhe me një këmbë është në të tetën e finales.

 51’ Luis Suarez nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra gati sa befasoi portierin arab, I cili me vetëmohim shpëtoi portën.

48’ Lojë anemike, Arabia kërkon barazimin, Uruguain thellimin e epërsisë.

Filloi pjesa e dytë.

 Përfundoi pjesa e parë.

Uruguai – Arabia Saudite 1:0

Gjyqtar: C. Turpin (Franca).

Stadiumi “Rostov Arena”, Rostov.

Shënues: Suarez (23').

Uruguai: Muslera, Varela, Godin, Gimenez, Caceres, Sanchez, Bentancur, Vecino, Rodriguez, Suarez dhe Cavani.

Arabia Saudite: Alowais, Osama, Ali, Alburayk, Salman, Bahbir, Yasser, Otayf, Al Jassim (Al Moghawi 44’), Salem dhe Fahad.

43'  Vazhdon rezultati 1:0 favor të Uruguait.

40’ Loja më e dobët pothuajse deri me tash, pa ndonjë veprim të rrjedhshëm.

36’ Uruguai në epërsi, Arabia luan mjaft mirë.

29’ Bahbir dështon sërish, që lehtë ka mundur ta ndëshkon Uruguain.

26’ Bahbir nga distanca tentoi ta befasoi portierin e Uruguait, Muslera, por ky i fundit e grushton topin në korne.

25’ Cavani ka rast të mirë por gjuajti drejt në portierin Alowais.

23' Luis Suarez shënon pas një gabimti amator të portierit arab.

17’ Uruguai deri me tash aspak i rrezikshëm, zhgënjyes me lojë.

12’ Arabia kërkon pikë që të mbetet ende në garë për vend të dytë, por që do ta ketë shumë të vështirë. E vetmja mundësi për ta është nëse e mundin Uruguain.

9’ Lojë pa raste, jo e pëlqyeshme dhe secila palë luan me kujdes dhe me pretendime për të shënuar sa më parë.2' Uruguai synon gol, kurse Arabia befasinë.

Filloi ndeshja.

Ndeshje e vlefshme e grupit A, ndërsa Rusia ka siguruar kalimin më tej.

Kombëtarja e Uruguai kërkon fitoren e dytë e cila automatikisht e kualifikon. Uruguai vije pas fitores me rezultat minimal 1:0 ndaj Egjiptit, kurse Arabia Saudite ende nuk i ka shëruar plagët pas asaj humbje me 5:0 nga Rusia.

Uruguai: Muslera, Varela, Godin, Gimenez, Caceres, Sanchez, Bentancur, Vecino, Rodriguez, Suarez dhe Cavani.

Arabia Saudite: Alowais, Osama, Ali, Alburayk, Salman, Hatan, Yasser, Otayf, Taiseer, Salem dhe Fahad.

 

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat