Ronaldo, e kush tjetër i solli fitoren Portugalisë!

Botërori 2018

Ronaldo, e kush tjetër i solli fitoren Portugalisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:28
Ronaldo

(E plotësuar) -  Cristiano Ronaldo është në formën më të lart të mundshme dhe edhe një herë dëshmoi fuqinë e tij. Ronaldo, e kush tjetër i solli fitoren Portugalisë dhe shumë domethënëse, në kuadër të grupit B të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”.  Portugalia triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Marokut. Në një ndeshje shumë të fortë e më disa raste të mira sidomos nga ana e marokenëve, të cilët ishin të pafat.

Në pjesën e dytë Maroku sulmoi më shumë, pati mundësi disa herë për të barazuar rezultatin sidomos Benatia që nuk ishte në nivelin e duhur. Goli i hershëm pothuajse ia preu këmbët kombëtares së Marokut. Në minutën e 4-të, Moutinho për mrekulli harkoi, kurse Cristiano Ronaldo nga afërsia me kokë goditi fuqishëm duke plasuar topin në rrjetën e portierit  El Kajoui, 1:0. Ky gol ishte edhe vendimtarë në triumfin e Portugalisë e cila me një këmbë është në të tetën e finales.  Në minutën e 39-të, Guedes në pozitë ideale por nuk e mposhti portierin maroken, që reagoi për mrekulli. Në minutën e 45+2 Benatia vonohet sepse vetëm me një prekje e fërfëllonte topin në rrjetën e Portugalisë. Në pjesën e dytë, Portugalia hasi në vështirësi sepse Maroku luante me qetësi dhe pati disa mundësi. 

Në minutën e 48-të, Fonte me kokë goditi bukur por jashtë portës së Marokut. Ronaldo lehtë ka mundur të shënoi edhe golin e dytë sikurse të ishte më i vëmendshëm në minutën e 51-të. Ronaldo në pozitë të volitshme, por ngutet dhe goditja e tij nga rreth 14 metra shkoi larg mbi portë. Në minutën e 57-të, Portugalia me fat të madh. Younes Belhanda me kokë nga afërsia dërgon goditje të bukur por portieri Rui Patricio me majet e gishtërinjve shpëtoi portën e Portugalisë.

Benatia në minutën e 60-të futet brenda 16-shit dhe nga rreth 13 metra goditi fortë por mbi portën e Portugalisë, kësisoj humbë një rast të mirë.  Benatia sërish në pozitë të volitshme por  ngathët dhe gjuajti jashtë portës pikërisht në minutën e 78-të. Benatia pa dyshim se ka qenë figura tragjike e Marokut sepse edhe në minutën e  90+3 nga afërsia në vend të portës gjuajti mbi të, duke shpërqendruar edhe një rast të mirë.  Ronaldo kryeson listën e shënuesve me 4 gola, kurse Portugalia ka katër pikë dhe Maroku me 0 pikë në grupin B.

Portugalia-Maroku 1:0

Stadiumi "Luzhniki Arena" në Moskë.

Gjyqtar: M. Geiger (SHBA).

Shikues: 78011.

Shënues: Ronaldo (4’).

Kartonat e verdhë: Silva - Benatia.

Portugalia: Rui Patricio, Pepe, Raphael, Fonte, Cedric, Moutinho )Ad. Silva 89’), Joao Mario (Fernandes 70’), Ber. Silva (Martins 59’), William, Ronaldo dhe Guedes.

Maroku: El Kajoui, Hakimi, Da Costa, Benatia, Dirar, Ziyach, El Ahmadi (Fajr 86’), Belhanda (Carcela-Gonzalez 75’), Boussoufa, Amrabat dhe Boutaib (El Kaabi 69’).

85’ Vazhdon rezultatin 1:0 në favor të Portugalisë.

81’ Maroku sulmon, Portugalia mbrohet.

78’ Benatia sërish në pozitë të mirë,  por dështon.

73’ Kampioni i Evropës po has në vështirësi nga Maroku që po jep maksimumin.

70’ Vazhdon Portugalia me presionin që e  ndjenë nga Maroku.

64’ Maroku ka fut në presion Portugalinë.

60’ Benatia brenda 16-shit nga rreth 13 metra goditi fortë por mbi portën e Portugalisë, kësisoj humbë një rast të mirë.

57’ Portugalia me fat të madh. Younes Belhanda me kokë afërsia dërgon goditje të bukur por portieri Rui Patricio me majet e gishtërinjve shpëtoi portën.

56’ Portugalia vazhdon me lojë të mirë dhe në kërkim të golit tjetër.

51’ Cristiano Ronaldo n pozitë të volitshme, por goditja e tij nga rreth 14 metra shkoi larg mbi portë.

48’ Fonte me kokë goditi bukur por jashtë portës së Marokut.

47’ Asnjë zëvendësim, një karton i verdhë (Benatia).

Fillloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

45+2 Benatia vonohet sepse vetëm me një prekje e fërfëllonte topin në rrjetën e Portugalisë.

44’ Portugalia në epërsi,  pretendon fitoren e madhe dhe që hap rrugën e saj drejt kualifikimit, por që duhet ta presë edhe xhiron e fundit në duel me Iranin.

Portugalia-Maroku 1:0

Stadiumi "Luzhniki Arena" në Moskë.

Gjyqtar: M. Geiger (SHBA).

Shënues: Ronaldo (4’).

Kartonat e verdhë: Benatia.

Portugalia: Rui Patricio, Pepe, Raphael, Fonte, Cedric, Moutinho, Joao Mario, Silva, William, Ronaldo dhe Guedes.

Maroku: El Kajoui, Hakimi, Da Costa, Benatia, Dirar, Ziyach, El Ahmadi, Belhanda, Boussoufa, Amrabat dhe Bouta.

39’ Një epërsi e lehtë e Portugalisë. Guedes në pozitë ideale por nuk e mposhti portierin maroken, që reagoi për mrekulli.

34’ lojë mjaft e mirë, gjithçka e hapur, portugezët kërkojnë tri pikë që do t’ia hapin rrugën për kualifikim, kurse Maroku ka rastin e fundit.

31’ Lojë e barabartë, një paraqitje e mirë e Marokut, por Portugalia gjithnjë e rrezikshme.

25’ Lojë mjaft e mirë, edhe Maroku ka mundësitë e veta sikurse edhe Portugalia që synon të rrisë epërsinë.

15' Cristiano Ronaldo deri me tash ka shënuar katër gola dhe i prinë listës së shënuesve.  

14’ Maroku shfaqet i rrezikshëm, nuk ka se çfarë të humbë.

9’ Cristiano Ronaldo në formë të lartë dhe me goditje të fortë nga rreth 14 metra gati sa shënoi, por topi shkoi përskaj shtyllës pingule.

5' Cristiano Ronaldo me kokë nga afërsia shkund portën e Marokut,

4’ Maroku duket mjaft luftarakë dhe tenton për të befasuar.

1' Portugalia pas barazimit 3:3 me Spanjën, kërkon fitore e Maroku kishte humbë me 1:0 nga Irani. Fillon ndeshja.

Portugalia synon fitoren e parë sikurse edhe Maroku në grupin B të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018” në futboll.

Portugalia: Rui Patricio, Pepe, Raphael, Fonte, Cedric, Moutinho, Joao Mario, Silva, William, Ronaldo, Guedes.

Maroku: El Kajoui, Hakimi, Da Costa, Benatia, Dirar, Ziyach, El Ahmadi, Belhanda, Boussoufa, Amrabat, Bouta

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat