Krstajiq babën e ka malazez e nënën serbe, por çfarë tha për shqiptarët?

Botërori 2018

Krstajiq babën e ka malazez e nënën serbe, por çfarë tha për shqiptarët?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2018 Në ora: 13:33
Mlladen Krstajiq

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Serbisë, Mlladen Krstajiq, është pyetur nga gazetari zviceran, se çfarë mendon për Zvicrën në të cilën luajnë shumë lojtarë me origjinë shqiptare? Krstajiq është përgjigjur:

“Sa i përket futbollistëve me origjinë shqiptare, unë nuk merrem me çështje politike. Unë vetë vij nga kultura të ndryshme, babai im ka lndur në Malin e zi, ndërsa nëna serbe. Rëndësi për ne ka që Zvicra ka një kombëtare të mirë. Skandalet mes Shqipërisë dhe Serbisë i përkasin të shkuarës, unë mendoj të shohim përpara”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat