Këngëtares serbe i djeg për shqiptarët, i frikësohet në Rusi!

Botërori 2018

Këngëtares serbe i djeg për shqiptarët, i frikësohet në Rusi!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2018 Në ora: 12:14
Dushko i Jelena

Këngëtares serbe Jelena Karleusha apo gruaja e futbollistit serb, Dushko Toshiq, i djeg goxha që shqiptarët luajnë për kombëtaren e Zvicrës. Ajo nuk ka përmendur emra,  por i djeg fortë kur dëgjon për ta. Jelena njihet me foto provokues, e cila mes të tjera ka thënë: “Ata nuk janë zviceranë, ata janë shqiptarë!”.  

Sipas kësaj, lojtarët serbë do të bëjnë çmos për të fituar ndeshjen me Zvicrën dhe kështu ta bëjnë të lumtur një komb! E tërë vëmendja në Serbi është nga yjet e Kosovës, që luajnë për Zvicrën, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, po ashtu edhe Blerim Xhemaili. Në bazë të asaj që shihet, Serbia e llogaritë këtë sfidë pothuajse që po luajnë me Kosovën dhe jo me Zvicrën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat