Gara për Këpucën e Artë në Botëror: Golashënuesit më të mirë deri më tani

Botërori 2018

Gara për Këpucën e Artë në Botëror: Golashënuesit më të mirë deri më tani

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 22:10
Cristiano Ronaldo

Kampionati Botëror vetëm sa ka filluar, ndërsa tashmë ka nisur edhe gara për golashënuesin më të mirë të këtij turneu.

Këpuca e Artë i ndahet lojtarit, i cili shënon më së shumti gola gjatë turneut, ndërsa në të kaluarën e ka fituar edhe legjenda, si ylli portugez Eusebio (1966), italiani Paolo Rossi (1982), anglezi Gary Lineker (1986), braziliani Ronaldo (2002) dhe kolumbiani James Rodriguez (2014).

Në rast të lojtarët kanë gola të barabartë (siç ka ndodhur në vitet 1962 dhe 1994), atëherë golashënuesi më i mirë do të vendoset duke i marrë parasysh asistimet, pastaj nga minutazhi i lojës.

Superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, e nisi Botërorin në mënyrën më të mirë duke ia shënuar tre gola Spanjës në barazimin prej 3-3.

Një fillim shumë të mirë e pati edhe Harry Kane, i cili i shënoi dy gola në fitoren e Anglisë ndaj Tunizisë.

Dy gola i ka shënuar edhe sulmuesi i Spanjës, Diego Costa, ashtu si edhe sulmuesi belg, Romelu Lukaku.

Mesfushori rus, Denis Cheryshev, i shënoi dy gola në xhiron e parë ndaj Arabisë Saudite, ndërsa ka arritur të realizojë edhe kundër Egjiptit në xhiron e dytë të Grupit A duke e ngritur në tre numrin e përgjithshëm të golave.

Më poshtë është lista e përgjithshme e 10 golashënuesve më të mirë të Kampionatit Botëror në këtë fillim të turneut.

Cristiano Ronaldo (Portugali) 3 0
Denis Cheryshev (Rusia) 3 0 (dy ndeshje)
Diego Costa (Spanjë) 2 0
Harry Kane (Angli) 2 0
Romelu Lukaku (Belgjikë) 2 0
Artem Dzyuba (Rusi) 2 2 (dy ndeshje)
Aleksandr Golovin (Rusia) 1 1
Hirving Lozano (Meksikë) 1 0
Antoine Griezmann (Francë) 1 0
Dries Mertens (Belgjikë) 1 0

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat