Zbulimi i Kane: Vaji na ndihmoi kundër Tunizisë

Botërori 2018

Zbulimi i Kane: Vaji na ndihmoi kundër Tunizisë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 21:02
Harry Kane

Heroi i Anglisë Harry Kane ka thënë se ai dhe shokët e tij të ekipit kishin miza në gojë gjatë gjithë ndeshjes ndaj Tunizisë.

Kane ishte ai që i dha fitoren Anglisë me dy golat e tij në grupin G në Volgograd.

Vëmendja në prag të ndeshjes ka qenë pikërisht për rritjen e temperaturave. Dhe Kane konfirmoi se lojtarët anglezë e kishin të vështirë të përballonin situatën e krijuar.

Kur pyetet për mizat në Volgograd, njeriu i ndeshjes Kane shprehet: “Kishte më shumë se ç’prisnim ne.

“Na është thënë më përpara se do të ketë shumë miza por kur dolëm në nxehje kishte më shumë se ç’e kishim menduar. Ishim mbuluar me vaj kundër tyre dhe ajo na ndihmoi.

“Disa prej tyre i kishim në sy dhe disa prej tyre në gojë. Por ne e përballuam mirë.”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat