Maradona këshillon Sampaolin: Luaj me Pavon dhe Higuain

Botërori 2018

Maradona këshillon Sampaolin: Luaj me Pavon dhe Higuain

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 20:57
Diego Maradona

Legjenda e futbollit argjentinas ka dhënë mendimin e tij sesi duhet të luajë kombëtarja Albiceleste ndeshjen e radhës.

Pas zhgënjimit në ndeshjen e parë, ku Argjentina nuk mori më shumë se një pikë ndaj Islandës, Diego Maradona mendon se trajneri Jorge Sampaoli duhet të bëjë ndryshime në formacion.

Sipas legjendës argjentinase, nga minuta e parë duhet të startojnë Gonzalo Higuain dhe Cristian Pavon.

“Shpresoj të ketë ndryshime në formacion, unë e pëlqej shumë Pavonin dhe besoj që me të në mesfushë do të ketë më shumë kualitet”, ka thënë Maradona.

“E them me dhimbje por Sergio Aguero, nuk mund të luajë për 90 minuta. Mendoj se në vendin e tij duhet të jetë Higuain”.

Ndeshjen e radhës kombëtarja e Argjentinës e luan me Kroacinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat