Milivojeviqi e ka me Shaqirin! Çfarë e mundon këtë serb?

Botërori 2018

Milivojeviqi e ka me Shaqirin! Çfarë e mundon këtë serb?

Nga: K. Goca Më: 19 qershor 2018 Në ora: 19:17
Shaqiri

Serbët janë shumë të kompleksuar dhe pothuajse tërë energjinë po e harxhojnë te shqiptarët e Kosovës që paraqiten të kombëtarja e Zvicrës, si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami Granit Xhaka, pa e harruar edhe Blerim Xhemailin. E para,  Serbia është duke u frikësuar nga futbollisti Shaqiri sepse po qe në ditën e tij nuk ka kush i del para.

Mesfushori i Serbisë, Luka Milivojeviq, tha se nuk duhet të bien pre e provokimeve pse Xherdan Shaqiri ka vendosur në këpucët e tija Flamurin e Kosovës. “Ne e presim të qetë ndeshjen dhe nuk di për gjërat jashtë futbollit. Mendoj se do të tregoheshim naivë nëse biem pre e tyre. Do të përqendrohemi vetëm në lojën tonë dhe përveç kësaj e kemi edhe ndihmën e teknologjisë VAR. Sigurisht do të hyjmë për fitore”, ka thënë Milivojeviq. “Duket qartë se ata duan të merren vetëm me provokime.

Ne nuk do të biem në atë nivel. Kam luajtur kundër Shaqirit në Premier League, por nuk kam folur me të”, tha Milivojeviq. Serbia e ka presionin e madh ani se e mundi me 1:0 Kosta Rikën, kurse Zvicra barazoi 1:1 me Brazilin, pesë herë kampionin e botës. Kjo e mundon Serbinë sepse barazimi i zviceranëve me brazilianët  konsiderohet si rrezikshëm për fatin e  tyre, mbase edhe mund të eliminohen nëse humbin të premten nga shqiptarët e Zvicrës.  

Serbia kryeson me 3 pikë në grupin E, ka dy më shumë se Zvicra dhe Brazili dhe tri se Kosta Rika. Kush do të eliminohet në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror, mbetet të shihet pas ca ditësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat