Maradona ka disa këshilla për përzgjedhësin argjentinas

Botërori 2018

Maradona ka disa këshilla për përzgjedhësin argjentinas

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 18:28
Maradona ka disa këshilla për përzgjedhësin argjentinas

Ish futbollisti më i mirë në botë, Diego Armando Maradona, është rikthyer për një moment të bëjë rolin e trajnerit të Argjentinës, dhe duke marrë në konsideratë ndeshjen e të enjtes (20.00) ndaj Kroacisë, ka dhënë disa këshilla në distancë për përzgjedhësin Sampaoli, pas barazimit zhgënjyes 1:1 me Islandën.

“Shpresoj që të kryejë zëvendësime në formacion, adhuroj Pavon dhe shpresoj që në mesfushë të ketë ndonjë të re. E them me dhimbje, por besoj se Aguero nuk mund të përballojë 90 minutat. Mendoj se çelësi i suksesit është Pavon dhe Higuain”, ka thënë mes të tjera Maradona, që me padurim pret takimin me Kroacinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat