Senegalezët heshtin Poloninë

Botërori 2018

Senegalezët heshtin Poloninë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2018 Në ora: 17:25
Lojtarët e Senegalit i gëzohen fitores

Tri pikë domethënëse për kombëtaren e Senegalit! Polonia nuk ishte në formën e saj dhe pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Senegali, në ndeshjen e xhiros së parë të grupit H të Kampionatit Botëror – “Rusia 2018”. Polakët me gjithë që patën me shumë posedimin e topit, por nuk ishin energjikë në repartin e sulmit. Senegalezët dhuruan lojë të mirë dhe nuk falen gabimet e polakëve. Futbollistët në të dyja pjesët dëshmuan lojë të mirë, megjithatë senegalezët ishin më konkret në finalizimin e rasteve.  Deri në minutën e 38-të nuk u pa ndonjë rast të mirë, por gjithçka ndryshoi në këtë minutë.

Futbollisti Gueye godet nga rreth 18 metra por Rangel Cionek ia ndërron kahjen topin dhe shënon autogol, duke lënë të hutuar portierin Szczesny, 0:1. Në pjesën e dytë pritej një Poloni me agresive në vijën e sulmit, por ashtu nuk ndodhi. Megjithatë, Robert Lewandowski gati sa shënoi në minutën e 50-të, por gjuajtja e lirë e tij nga rreth 20 metra u ndalë me mund të madh nga  portieri N'Diaye, duke e grushtuar topin në korne. Pas gjashtë minutave (56’) Piszczek lëshoi një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, i cili nuk e goditi si duhet topin. 

Polakët me gabimet e tyre pësuan edhe golin tjetër dhe që ishte shkatërrues për ta.  Në minutën e 61-të, Krychowiak tentoj nga gjysma e fushë ta kthej topin pas, por ky ishte një gabim i pafalshëm i tij, kur M'Baye Niang merr topin, duke kaluar edhe portierin Szczesny dhe pa vështirësi shënon duke thelluar epërsinë në 2:0.

Në fakt, në minutën e 70-të, Arkadiusz Milik nuk reagon si duhet, duke dështuar nga një pozite ideale, për të ngushtuar rezultatin. Rast mirë kishte edhe futbollisti tjetër polak, zëvendësuesi Kownacki, i cili nga afërsia gjuajti me kokë, por nuk e befasoi portierin e Senegalit. Në minutën e 86-të, Grzegorz Krychowiak me kokë shënon gol të bukur dhe ngushton humbjen në 1:2. Në minutat e fundit, polakët me gjithë angazhimin e madh nuk arritën të barazojnë rezultatin dhe të dalin me një pikë të madhe. Senegalezët arkëtuan tri pikë të mëdha dhe në anën tjetër heshtin polakët.

Polonia-Senegali 1:2

Stadiumi “Otkrytiye Arena”, Moskë.

Gjyqtar: N. Shukralla (Bahreini).

Shënues: Krychowiak  (86’) - Cionek (38’ – autogol), Niang (61’).

Kartonat e verdhë: Krychowiak – Sane, Gueye.

Polonia: Szczesny, Piszczek (Bereszynski 83’), Pazdan, Cionek, Rybus, Krychowiak, Zielinski, Blaszczykowski (Bednarek 46’), Milik (Kownacki 73’), Grosicki dhe Lewandowski.

Senegali: N'Diaye, Wague, Sane, Koulibaly, Sabaly, Sarr, A N'Diaye (Kouyate 87’, Gueye, Niang (Konate 75’), Mane dhe Diouf (N’Doye 62’).

Grupi H

Kolumbia-Japonia                  1:2

Polonia-Senegali 1:2

Tabela

1. Senegal  1       1       0       0       3

2. Japonia  1       1       0       0       3

3. Polonia  1       0       0       1       0

4. Kolumbia 1     0       0       1       0

Me 24 qershor do të takohen: Japonia – Senegali (17.00) e Polonia- Kolumbia (20.00).

86’ Grzegorz Krychowiak me kokë shënon gol dhe ngushton rezultatin në 1:2, duke hapur llogarinë tani.

79’ Kownacki nga afër gjuajti me kokë, por nuk e befasoi portierin e Senegalit.

77’ Senegali kurrë më afër fitores së madhe në hapje të grupit H.

70’ Arkadiusz Milik nuk reagon si duhet, duke dështuar nga një pozite ideale, për të ngushtuar rezultatin.

67’ Pak shpresa për Poloninë, ani se ka ende lojë, por me atë çfarë tregon në fushë, nuk bindë.

  Polonia-Senegali 0:2

Stadiumi “Otkrytiye Arena”, Moskë.

Gjyqtar: N. Shukralla (Bahreini).

Shënues: Cionek (38’ – autogol), Niang (61’).

Kartonat e verdhë: Krychowiak - Sane.

Polonia: Szczesny, Piszczek, Pazdan, Cionek, Rybus, Krychowiak, Zielinski, Blaszczykowski (Bednarek 46’), Milik, Grosicki dhe Lewandowski.

Senegali: N'Diaye, Wague, Sane, Koulibaly, Sabaly, Sarr, A N'Diaye, Gueye, Niang, Mane dhe Diouf (N’Doye 62’).

61’ Krychowiak tentoj nga gjysma e fushë ta kthej topin pas, por ky ishte një gabim i pafalshëm i tij, kur M'Baye Niang merr topin, duke kaluar edhe portierin dhe thelloi epërsinë në 0:2.56’ Piszczek lëshoi një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, i cili nuk e goditi si duhet topin.

55’ Senegali vazhdon ta ruajë epërsinë, kurse polakët kanë “ndezur motorët”.

50’ Lewandowski nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra dërgoi goditje mjeshtërore, por portieri N'Diaye me paradë grushton topin në korne.

48’ Senegali është në epërsi, kurse polakët bënë zëvendësimin e parë, Blaszczykowski largohet dhe në vend të tij futet Bednarek.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë.

Polonia-Senegali 0:1

Stadiumi “Otkrytiye Arena”, Moskë.

Gjyqtar: N. Shukralla (Bahreini).

Shënues: Cionek (38’ – autogol).

Kartonat e verdhë: Krychowiak.

Polonia: Szczesny, Piszczek, Pazdan, Cionek, Rybus, Krychowiak, Zielinski, Blaszczykowski, Milik, Grosicki dhe Lewandowski.

Senegali: K N'Diaye, Wague, Sane, Koulibaly, Sabaly, Sarr, A N'Diaye, Gueye, Niang, Mane dhe Diouf.

44’ Senegali në epërsi, duke shkaktuar edhe tërmet te Polonia.

38’ Senegali në epërsi. Futbollisti Gueye godet nga rreth 18 metra por Rangel Cionek ia ndërron kahjen topin dhe shënon autogol, duke lënë të hutuar portierin Szczesny, 0:1.

36’ Mungojnë golat, lojë e fortë e me ngarkesë.

31’ Nuk ka shënime, lojtarët luajnë me kujdes të shtuar.

25’ Pa ndryshim rezultati, Polonia dhe Senegali luftojnë për fitoren e parë.

21’ Lojë e hapur, nuk mungojnë gjysmërastet. Te dyja ekipet kërkojnë golin e epërsisë.

16' Pa gola ende, lojë me ritëm të lartë.

13’ Atmosferë e mirë në Moskë, lojë e mirë, por mjerisht nuk ka gola deri me tani, përveç  kartoni i verdhë për Krychowiak

10’ Nuk ka gola, presioni është te dyja ekipet sepse çdo gabim mund të jetë i kushtueshëm.

7’ Senegali kërkon me ngulmë të shënojë, ndërsa Polonia shikon përmes kundërsulmeve.

5’ Polonia mundohet të jetë më agresive në drejtim të portës së Senegalit.

2’ Ndeshje me ritëm të ngadalshëm!

Filloi ndeshja.

Polonia sfidohet nga Senegali, në ndeshjen e parë të grupit H në Kampionatin Botëror. Pas fitores së Japonisë me 2:1 kundër Kolumbisë,. Polonia apo Senegali do të dalin ngadhënjimtar?

Polonia-Senegali

Stadiumi “Otkrytiye Arena”, Moskë.

Gjyqtar: N. Shukralla (Bahreini).

Polonia: Szczesny, Piszczek, Pazdan, Cionek, Rybus, Krychowiak, Zielinski, Blaszczykowski, Milik, Grosicki dhe Lewandowski.

Senegali: K N'Diaye, Wague, Sane, Koulibaly, Sabaly, Sarr, A N'Diaye, Gueye, Niang, Mane dhe Diouf.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat