Brazilit kritikat i vijnë nga burgu

Botërori 2018

Brazilit kritikat i vijnë nga burgu

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 14:41
Luis Inacio Lula da Silva

Ish-presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva, që më 7 prill është çuar pas hekurave të burgut, me një dënim 12 vjet në Curitiba, ka komentuar paraqitjen e Botërorit nga qelia.

I lidhur me një prej televizioneve lokale, presidenti ka lëshuar kritika për skuadrën, por edhe për arbitrimin, pas barazimit që morën me Zvicrën. Në editoriain e tij Lula shkruan: ‘Kualifikueset janë një gjë, Finalet janë një gjë tjetër. Zvicra ishte shumë e fortë në mbrojtje, duke luajtur ashpër dhe nuk i la asnjë hapësirë Brazilit të bënte parqitjen që prisnin të gjithë. Neymar u bllokua me një seri të gjatë ndërhyrjesh të parregullta’, shkruan më tej Lula.

Ashtu si edhe trajneri Tite, edhe ish-presidenti brazilian mendon se gjykimi la shumë për të dëshiruar në këtë ndeshje të parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat