Shaqiri lëshon bombën për Serbinë! Serbët në panik!

Botërori 2018

Shaqiri lëshon bombën për Serbinë! Serbët në panik!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2018 Në ora: 11:38
Shaqiri

Në Serbi po diskutohet shumë emri i yllit nga Kosova, Xherdan Shaqiri.  Përfaqësuesja e Serbisë rrezikun e ndjen nga Shaqiri sepse e din se ai mund të gjuajë edhe nga pozita që më së paku pritej. Në petkun e Zvicrës luajnë katër shqiptarë, si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka. 

“Mesfushor-sulmuesi i Zvicrës Xherdan Shaqiri ka thënë se synimi i tij është të kualifikohen për  të tetën e finales së Kampionatit Botëror.  Zviceranët janë në raundin e parë të Grupit E, disi papritur barazoi me Brazilin 1:1 dhe janë në një pozicion të shkëlqyer përballë dueleve me Serbinë dhe Kosta Rikën”, kështu shkruan portali serb, ‘Kurir’.  “Presioni nuk është mbi ne. E kemi ndalur Brazilin dhe tani jem të etur për fitore. Serbisë nuk ia kam frikën fare, besojmë në një rezultat pozitiv. Ne i dimë aftësitë dhe kualitete tona, kemi lojtarë të shkëlqyer që luajnë në ligat më të forta për shumë vite me radhë. Tani të gjithë e kanë kuptuar se jemi skuadër serioze", - tha Shaqiri. 

Në xhiron e dytë, Zvicra luan kundër Serbisë, të premten në Kaliningrad (20.00). “Ne kemi arritur një rezultat të mirë, por ne presim edhe dy ndeshje shumë të vështira. Do të jetë shumë vështirë kundër Serbisë dhe Kosta Rikës, por kemi treguar cilësinë kundër Brazilit, e cila na jep besim për të vazhduar përpara në të njëjtën mënyrë dhe për të siguruar fazën e nokautit. Në çdo ndeshje ne do të shkojmë për fitore, madje edhe kundër ekipeve të mëdha siç ishte Brazili”, tha Shaqiri.

Madje portali serb Shaqirin e quan një djalë me origjinë nga Kosova dhe Metohija! Deklarata e Shaqirit është si bombë për Serbinë, ndërsa këta të fundit janë në panik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat