“E merituam fitoren”

Botërori 2018

“E merituam fitoren”

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 22:34
Gareth Southgate

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se skuadra e tij e ka merituar fitoren kundër Tunizisë.

Anglia arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të Kupës së Botës duke e mundur me shumë vështirësi Tunizinë, me rezultat 2:1.

Të dy golat për Anglinë i shënoi Harry Kane, madje të dytin dhe të fitores në minutat e fundit të ndeshjes.

“Mënyra se si vazhdonim të luanim edhe pse koha po kalonte shpejtë, duke pritur për mundësi të mira tregon se ne e merituam fitoren”, ka deklaruar Southgate pas ndeshjes.

Anglia ndeshjen tjetër në grupin G e zhvillon kundër Panamas.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat