Trajneri i Belgjikës, Martinez: Jam i kënaqur me lojën e futbollistëve të mi, ishte ajo çfarë prisja

Botërori 2018

Trajneri i Belgjikës, Martinez: Jam i kënaqur me lojën e futbollistëve të mi, ishte ajo çfarë prisja

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 21:34
Belgjika e ka nisur furishëm Botërorin (Getty Images)

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur pas fitores së ekipit të tij ndaj Panamasë.

Belgjika ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Panamsë në ndeshjen e parë të Grupit G në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Kjo fitore e ka lumturuar trajneri Martinez, i cili është ndarë i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij.

“Jam i kënaqur, ishte pikërisht ajo që prisnim – nuk ka ndeshje të lehta në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Martinez pas ndeshjes.

“Filluam shumë mirë ndeshjen, më pas u bë frustruese pjesa e parë, por unë u kënaqa me mënyrën se si reagoi skuadra”.

“Në pjesën e dytë kemi gjetur qetësinë tonë dhe goli i Dries Mertens ishte një gol i mrekullueshëm, ishte shumë i rëndësishëm për ne”.

“Në Kupën e Botës, ju duhet të luani për 90 minuta dhe duhet të jeni të përgatitur dhe të punoni shumë, të tregoni pjekuri dhe bashkim të vërtetë”, përfundoi trajneri i Belgjikës.

Ndryshe, Belgjika në ndeshjen e ardhshme të grupeve e zhvillon të shtunën ndaj Tunizisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat