Ish trajneri i Prishtinës: Kaliniç e ka merituar këtë ndëshkim

Botërori 2018

Ish trajneri i Prishtinës: Kaliniç e ka merituar këtë ndëshkim

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 17:16
Ish trajneri i Prishtinës: Kaliniç e ka merituar këtë ndëshkim

Ish trajneri i Prishtinës në vitet e 80-ta, Mirosllav Çiro Bllazheviq, ka deklaruar se futbollisti Kaliniç e ka merituar përjashtimin nga kombëtarja e Kroacisë.

Nikola Kaliniç kishte refuzuar të inkuadrohet në ndeshje për Kroacinë kundër Nigerisë, kurse përzgjedhësin Zllatko Daliç kjo e ka nervozuar shumë dhe e ka përjashtuar atë.

“Të gjitha nderimet shkojnë për Daliç, Kaliniç e ka merituar këtë ndëshkim. Duket se dera e Kroacisë për Kaliniçin është mbyllur, Daliç nuk duhet ta ftojë atë në kombëtare”, ka thënë Blazheviq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat