Gjermania në tension

Botërori 2018

Gjermania në tension

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 16:48
Ozil

Gjermania është në tension! Humbja e papritur me rezultat 1:0 nga Meksika, ka futur edhe më në krizë kampionin në fuqi të botës dhe tani çdo gabim eventual do të jetë fatal për ta. Gjermanët zotohen se do të reagojnë si duhet në takimin e 23 qershorit (20.00) kundër Suedisë. Sepse vetëm trepikëshi i mban në garë të fortë, ndryshe rrezikohen që të eliminohen në fazën e grupeve të Kampionatit Botëror. “Do të jetë finalja jonë e parë”, ka shkruar futbollisti i Gjermanisë, Mesut Ozil. Gjatë humbjes në ndeshjes së parë ndaj Meksikës, Gjermania ka bërë shumë gabime dhe 29-vjeçari tani nxit shokët e tij të përmirësohen. Ozil zhvilloi ndeshjen e tij të 91-të me Gjermaninë në Luzhnik, e 26-ta në një turne madhor.  Në grupin F prijnë Suedia dhe Meksika me nga 3 pikë, kurse Gjermania e Koreja e Jugut janë në kuotën e 0 pikëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat