Këndimi i himnit është kthyer shpesh në çështje! Çfarë thuhet për Granit Xhakën?

Botërori 2018

Këndimi i himnit është kthyer shpesh në çështje! Çfarë thuhet për Granit Xhakën?

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 11:02
Xhaka në veprim

Para fillimit të ndeshjes Brazili - Zvicër, gjatë momentit të antonimit të himneve, u vërejt një detaj interesant, ku Granit Xhaka e këndonte himnin e Zvicrës.

E kishte bërë këtë gjë edhe një herë në ndeshjen me Japoninë, tani e përsëriti prapë. Ky veprim i Granit Xhakës, është komentuar gjatë në Zvicër, pasi mesfushori me origjinë shqiptare, ndryshe nga futbollistët e tjerë si Shaqiri, Xhemajli e Behrami, zgjodhi që të këndonte himnin e Zvicrës.

Mirëpo  mediat zvicerane kanë një shpjegim dhe thuhet se ky nuk është një gjest patriotizmi i Xhakës, apo se i ndjen shumë vargjet e himnit të vendit ku është rritur.

Sipas mediave zvicerane, gjithçka është bërë në funksion të faktit se Granit Xhaka, kërkon t’i japin shiritin e kapitenit. Në një vend si Zvicra, për të cilën luajnë futbollistë me origjinë nga vende të ndryshme, këndimi i himnit është kthyer shpesh në çështje. Xhaka është i ndërgjegjshëm se duke kënduar himnin, ka më shumë shanse që të mbajë shiritin në të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat