‘Blick’ me notë të lartë për Behramin, por si i vlerëson Shaqirin, Xhakën e Xhemailin?

Botërori 2018

‘Blick’ me notë të lartë për Behramin, por si i vlerëson Shaqirin, Xhakën e Xhemailin?

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2018 Në ora: 10:59
Valon Behrami në veprim

Kombëtarja e Zvicrës mori një pikë të madhe, duke luajtur baras 1:1 në takim me pesë herë kampionin e botës, Brazili. Një pikë që nuk matet as me ari dhe meritë të madhe kanë edhe shqiptarët krahas portierit Yann Sommer. 

Valon Behrami dhe portieri Sommer janë vlerësuar me notat maksimale, 6.

Nota më e vogël është 1 dhe më e madhja 6.  Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Blerim Xhemaili u vlerësuan me notë 4. Notat e lojtarëve sipas mediumit zviceran “Blick”: Yann Sommer 6, Stephan Lichtsteiner 5, Fabian Schär 5, Manuel Akanji 5, Ricardo Rodriguez 5, Valon Behrami 6, Granit Xhaka 4, Xherdan Shaqiri 4, Blerim Dzemaili 4, Steven Zuber 5, Haris Seferoviq 4, Denis Zakaria 4.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat