Petkovic dhe Shaqiri: Ishte një gol i rregullt, një duel i rregullt

Botërori 2018

Petkovic dhe Shaqiri: Ishte një gol i rregullt, një duel i rregullt

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 09:35
Xherdan Shaqiri

Zvicra doli me një pikë të çmuar ga ndeshja e parë e këtij Botërori, ndaj Brazilit të fortë, që konsiderohet favorit kryesor për titullin.

Pas duelit pati mjaft polemika mbi golin e shënuar nga helvetët, teksa brazilianët pretendojnë për faull ndaj Mirandës. Por, trajneri Vladimir Petkovic mendon ndryshe.

Ai tha: “Ishte një gol i rregullt, një duel i rregullt. Ju shikoni për të krijuar hapësirë, për të pasur mundësi. Mbrojtësi nuk ishte i pozicionuar mirë. Gjyqtarët e VAR-it, gjithashtu, mbajnë një sy te procedurat”.

Nga ana e tij, Xherdan Shaqiri shtoi: “Është shumë për të thënë se ishte faull Në çdo lojë ka të tilla prekje të vogla. Ky është futboll. Ju nuk mund të qëndroni pa e prekur pak kundërshtarin”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat